LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë takon Cameron në Këshillin Ministror të OSBE-së në Shkup

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë takon Cameron në Këshillin Ministror të OSBE-së në Shkup

Ministri shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, po merr pjesë në takimin e 30-të të Këshillit Ministror të OSBE-së, që mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut, në datat 30 Nëntor – 1 Dhjetor 2023.

Pak pas mbërritjes në Shkup, ministri Hasani është takuar me Sekretarin e Jashtëm britanik, David Cameron.


“Kënaqësi të nisja angazhimin në Këshillin Ministror të OSBE në Maqedoninë e Veriut, me takim me Sekretarin e Jashtëm David Cameron. Diskutuam planet për avancimin e agjendës sonë dypalëshe dhe bashkëpunimin tonë të shkëlqyer për çështje shumëpalëshe”, nënvizoi Minstri Hasani në platformën X.

Konflikti Rusi-Ukrainë, dialogu Kosovë-Serbi, stabiliteti i paqes në rajon, ndryshimet klimatike, rinia dhe shoqëria civile do të jenë temat kryesore për të cilat do të diskutohet në takimin e Shkupit.

Maqedonia e Veriut mori kryesimin e OSBE-së në janar të vitit 2023, për t’ia kaluar atë Maltës për vitin 2024. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori