Qeveria e Ismail Qemalit, kërkoi pranë Konferencës së Londrës njohje ndërkombëtare të shtetit shqiptar, madje pretendoi Shqipërinë etnike me të katër vilajetet.
Në këtë konferencë ishin paraqitur dy projekte që do të përcaktonin fatin e komb-shteteve. Greqia nga ana tjetër kërkonte që Janina e Çamëria të ishin pjesë e saj. Madje. kërkohej që atyre t’u bashkëngjitej edhe Himara e Gjirokastra.
Shqipëria ia doli të njihej si shtet, por ishte shteti i vetëm evropian i krijuar në mënyrë të tillë nën mbrojtjen e fuqive të mëdha dhe me neutralitet.
Kërkesat e saj për njohje ndërkombëtare në bazë të etnisë u refuzuan. Konferenca e Londrës ndau një pjesë të madhe të Shqipërisë së pavarur në mes të Serbisë, Greqisë dhe Malit të Zi.
“Pranimi i ekzistencës së shtetit shqiptar nga fuqitë e mëdha është kompromisi i fundit që ato bëjnë përpara se të niste lufta dhe përfundimisht të prisheshin balancat në Evropë“, u shpreh Ardit Bido-drejtor AQSH.
Fuqizimi i mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene shqetësoi Austro-Hungarinë. Ky shtet kishte interes për një Shqipëri sa më të madhe pasi e shihte si bllokadë ndaj zgjerimit të dominimit sllav.
Edhe Italia do të kishte të njëjtat interesa sa i përket dobësimit të Serbisë. Për shkak të pozicionit gjeografik, për të prapsur dominimin e serbëve, Austro-Hungaria dhe Italia u bënë dy mbrojtëset e territoreve shqiptare.
“Kishte vetëm një periudhë të vogël kur shpalli pavarësinë, nga Austro-Hungaria dhe Italia, të cilat edhe kështu mbrojtën sa mundën Shqipërinë nga copëtimi i mëtejshëm në konferencën e Londrës së 1913. Po të mos ishin edhe ato të dyja Shqipëria do të ishte katandisur kaposhi një thellë. Do të kishim vetëm atë Shqipërinë e mesme dhe kjo nën protektoratin Italisë”, u shpreh historiani, Paskal Milo.
Projektet ekspansioniste të fqinjëve tkurrën Shqipërinë në vetëm një të katërtat e territorit natyral ku shqiptarët janë identifikuar ndër shekuj.
Ai territor i takonte Shqipërisë, por po mbahej padrejtësisht i pushtuar. Ndërsa shqiptarët kërkonin lirinë, në arenë po luheshin interesa të ndryshme dhe Shqipëria kishte pak aletë për ta mbështetur.
“Duke filluar nga 20-26 do të vësh re se Fuqitë e Mëdha, aleatë që ishin pjesë e Konferencës së ambasadorëve, në momente të caktuara ranë dakord me vijën kufitare, në momente të tjera ku mplekseshin interesa të tyre dhe politike dhe ekonomike do të ishin kundër”, u shpreh Prof. dr. Kaliopi Naska, historiane.
Ky dokument tregon se zvarritja e kufijve shqiptarë acaroi edhe fuqitë e mëdha. Nëpërmjet një note, në tetor 1922, katër fuqitë e mëdha, Anglia, Franca, Italia dhe Japonia, kërkojnë shqyrtimin e çështjes së Shën Naumit në komisionin e kufijve.
Në vitin 1922 komisioni i kryesuar nga Enrico Telini shkoi në Strugë dhe në Shën Naum për ndarjen në terren. Në dhjetor të atij viti, Konferenca e Ambasadorëve shprehet zyrtarisht për Shën Naumin si territor brenda kufijve të Shqipërisë.
“Vetë konferenca e ambasadorëve, pasi e mori në shqyrtim në vitin 1922 deklaroi se shprehja “deri në manastirin e Shën Naumit” nënkupton që ky Manastir i takon Shqipërisë. Dhe u mendua që u mbyll, por serbët e kundërshtuan dhe interesat e Francës që në atë kohë donte ta bënte aleat bëri që të ndryshonte qëndrim. Franca bëri çmos, lëvizi të gjitha letrat, bindi edhe Britaninë e Madhe për ta parë edhe njëherë çështjen e Shën Naumit’”,u shpreh Prof. Dr. Paskal Milo, historian.
Për serbët kjo ishte e papranueshme. Ata e kundërshtuan vendimin dhe u shprehën se nuk do ta njihnin asnjëherë si territor shqiptar. Madje, serbët dërguan përforcime në zonën përreth dhe përzunë me forcë priftërinjtë shqiptarë. Këtu fillon një piruetë e Fuqive të Mëdha.
“Përfaqësuesit e qeverisë franceze filluan ta kundërshtojnë, të mos bien dakord megjithëse në vendimmarrje ishte dakord. Madje më 1923-shin qeveria serbo-kroate-sllovene hoqën priftërinjtë shqiptarë dhe filluan të vinin forca të armatosura për të qenë në gatishmëri madje filluan ta zbehin këtë vendim duke futur edhe fuqitë aleate. Me ndërhyrjen edhe të Anglisë iu drejtua përsëri Lidhjes së Kombeve”, u shpreh Prof. Dr Kaliopi Naska, historiane. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKonfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama