LAJMI I FUNDIT:

OpenAI nuk pritet t’i ofrojë Microsoftit ulëse në bordin e ri të kompanisë

OpenAI nuk pritet t’i ofrojë Microsoftit ulëse në bordin e ri të kompanisë

OpenAI nuk pritet t’i ofrojë Microsoftit dhe investitorëve të tjerë, përfshirë Khosla Ventures dhe Thrive Capital vende në bordin e tij të ri, tha për Reuters, një person i njohur me këtë çështje.

Në disa ditë të trazuara javën e kaluar, OpenAI rrëzoi CEO-n dhe themeluesin e kompanisë, Sam Altman pa ndonjë shkak të detajuar duke shkaktuar shqetësim midis investitorëve dhe punonjësve. Altman u rikthye me premtim se do të krijohej një bord i ri, transmeton Telegrafi.


Dalja e Altman shkaktoi konfuzion për të ardhmen e startup-it në prag të lulëzimit të Inteligjencës Artificiale.

“Unë nuk e di se do të jetë zgjedhja e OpenAI për të lënë Microsoft jashtë bordit”, tha Thomas Hayes kryetari i fondit mbrojtës “Great Hill Capital”.

“Microsoft do të ketë diçka për të thënë në lidhje me të, duke pasur parasysh sasinë e parave që ata kanë investuar”, tha ai, duke shtuar se nuk do të ishte në interesin e Microsoft “të qëndrojë në mënyrë pasive”. /Telegrafi/