Gjykata e Gjakovës ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj zyrtarit policor, E.S., i cili po dyshohet për dy vepra penale – dhunim, dhe ngacmim.
Viktimë e policit pretendohet të jetë një vajzë e mitur.
Kallëzimi penal kundër policit E.S. është paraqitur nga Inspektorati Policor i Kosovës.
Sipas dosjes së Prokurorisë, të cilën e ka siguruar Kallxo.com, i dyshuari në janar të vitit 2022 në shtëpinë e tij në Gjakovë me përdorimin e forcës ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, e lindur në vitin 2006, me të cilën ishte njoftuar përmes rrjeteve sociale në vitin 2021 dhe më pas ka krijuar lidhje dashurie.
“Ndërsa në janarin e vitit 2022 edhe pse në dijeni për moshën e re të saj, ende pa i bërë gjashtëmbëdhjetë vjeç e merr dhe me të ka kryer marrëdhënie seksuale, ashtu që pas një kohe raportet mes tyre fillojnë të ftohen ndërsa në fundin e vitit 2022 të njëjtat ndërpriten, më pas sërish i njëjti ka kërkuar që e njëjta të jetë me të por për këtë e kishte njoftuar prindin e saj e të cilit i pandehuri i kishte premtuar se nuk do e pengoj më”- thuhet në dosje.
Më tej, gjithnjë sipas Prokurorisë, në nëntor të 2023-tës i pandehuri edhe pse në dijeni se e dëmtuara është në lidhje dashurie me një tjetër person, vazhdimisht i ka shkruar duke i kërkuar t’i kthehet lidhjes dhe vazhdon t’i shkruajë mesazhe, e thërret në telefon. Po ashtu, e shqetëson dhe ngacmon duke i dërguar incizime dhe fotografi se si e kanë pasur lidhjen. I pandehuri pretendohet se incizimet dhe fotografitë i ka dërguar edhe te personi tjetër.
Veprimet e të pandehurit, thuhet në dosje, të dëmtuarës i kanë shkaktuar shqetësim emocional.
“I pandehuri pavarësisht premtimit të mëhershëm të bërë prindit të saj që vajzën e juaj nuk do e shqetësoj, prap vazhdon të i shkruaj me SMS thirrje telefonike e po ashtu duke e shqetësuar dhe ngacmuar edhe me dërgim të incizimeve dhe fotografive se si e kishin patur lidhjen ata dy, dërgesa këto tek personi i tjetër A.M, veprim këtë me qëllim kërkimi që e dëmtuara e mitur me doemos të bëhet e tija me çka në këtë mënyrë me veprimin e tij të kundërligjshëm i ka shkaktuar të njëjtës dhe familjes së saj shqetësim të madh emocional”- thuhet në dosjen e Prokurorisë së Gjakovës.
Nga mbrojtja e të pandehurit është thënë se Prokuroria me kërkesë ka potencuar vetëm njërin nga kushtet e nevojshme për caktimin e masës së paraburgimit, atë lidhur me fshehjen apo arratisjen e E.S.
“Prokuroria në kërkesë ka potencuar vetëm njërin nga kushtet e nevojshme për caktimin e masës së paraburgimit dhe atë lidhur me rrezikun e fshehjes apo arratisjes së të pandehurit nga Kosova, apo frikën se do t’i fshehë, ndryshojë apo dëmtojë provat, mbi bazën e të cilës gjykata ka aprovuar masën e paraburgimit”- ka thënë avokati i E.S., Meshari Selimaj.
Avokati Selimaj ka thënë se vendimin për caktimin e paraburgimit do ta apelojë meqë, sipas tij, nuk ka bazë ligjore e as logjikë për ekzistimin e kushtit të rrezikut të fshehjes apo dëmtimit të provave.
“Ndërsa po e njëjta nuk ka dhënë sqarime për të treguar mënyrën se si do të fshiheshin, ndryshoheshin apo dëmtoheshin ato prova përderisa e njëjta ka theksuar se i posedon tashmë. Mbi këtë baze nuk ka logjikë për ekzistimin e këtij rreziku të dhënë, dhe kjo konsiston në caktimin e paraburgimit pa bazë ligjore, për çka vendimin do ta ankimojmë në afatin ligjor” – theksoi avokati.
Gjykata e Gjakovës ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për zyrtarin policor E.S., i cili dyshohet se ka kryer dy vepra penale, atë të dhunimit dhe ngacmimit të të miturës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze