(E plotësuar) – Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur mbrëmjen e së martës në rrugën “C” në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka deklaruar për Telegrafin se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një automjet.
“Rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “C” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor”, ka shtuar Ahmeti.
Mirëpo në një tjetër njoftim, Ahmeti ka deklaruar se për fat të keq këmbësorja nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra.
“Rreth orës 20:00, nga QKUK, jemi njoftuar se këmbësorja: D.G (femër) 56 vjeç, nuk ka arritë të përballoj plagët e marra nga aksidenti dhe e njëjta ka vdekur”.
Zëdhënësja e Policisë tha se lidhur me këtë rast hetuesit policor të njësitit të trafikut kanë nisë një hetim ndërkohë që është arrestuar ngasësi i automjetit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E rëndë në Durrës, katër të rinj marrin peng dhe dhunojnë një 15-vjeçar, policia ndërhyn për ta liruar
Zjarr në departamentin e grave në Idrizovë, katër punonjëse kanë përfunduar në Toksikologji
Kandiq: Askush për sulmin në Banjskë nuk është arrestuar, pse po heshtet për këtë rast?
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251