LAJMI I FUNDIT:

Nxënësit dhe mësuesit e Shkollës Finlandeze në Çanakala eksplorojnë modelet arsimore në Shkollën Finlandeze të Kosovës

Nxënësit dhe mësuesit e Shkollës Finlandeze në Çanakala eksplorojnë modelet arsimore në Shkollën Finlandeze të Kosovës

Një grup delegatësh të përbërë nga mësues dhe nxënës nga Shkolla Finlandeze në Çanakala ka arritur në Kosovë për një vizitë dy-ditore në Shkollën Finlandeze të vendit. Qëllimi i kësaj vizite është shkëmbimi i përvojave dhe metodave arsimore ndërmjet të dy institucioneve. Kjo shkollë është pjesë e rrjetit të Shkollave Finlandeze (Finnish Schools International) me bazë në Kosovë e cila tashmë po zgjeron aktivitetin e saj në mbarë botën me suksesin e treguar në vend me zbatimin e sistemit më të mirë në botë të edukimit, atij finlandez. 

Shkolla Finlandeze në Çanakala u hap në shatorin e këtij viti dhe ka punuar ngushtë me mësuesit nga Kosova për një kohë të gjatë përmes kurseve dhe trajnimeve për avancimin e metodave edukative. Ky bashkëpunim ka qenë i frytshëm dhe ka ndihmuar në forcimin e lidhjeve ndërmjet dy shkollave. 

Gjatë qëndrimit të tyre, nxënësit do të kenë rastin të shohin nga afër edukimin progresiv që ofrohet nga Shkolla Finlandeze në Kosovë dhe do të ndajnë njohuritë dhe përvojat e tyre me kolegët kosovarë. Nxënësit e shkollës pritëse do të përfitojnë nga kjo mundësi për të mësuar teknika të reja dhe për të ndarë perspektivat e tyre edukative. 

Rreth Shkollës Finlandeze 

Duke filluar nga kopshti e deri në edukimin në shkollën e mesme, Shkolla Finlandeze zbaton qasjen e veçantë finlandeze të bazuar në projekte dhe praktikë; Zhvillimit të kreativitetit përmes lojrave dhe metodave kreative; Avancimit në shkenca dhe matematikë përmes eksperimenteve praktike dhe zhvillimit të njohurive të avancuara në robotikë dhe kodim.  

Sot, modeli arsimor finlandez udhëheq në botë si sistemi më i mirë arsimor për shkak të dallimit nga modelet tradicionale të arsimit dhe aplikimit të teknologjive dhe metodologjive më të avancuara dhe moderne të arsimit. Inspiruar nga sistemi i arsimit finlandez, i cilësuar si “mrekulli e arsimit” nga Banka Botërore, Shkolla Finlandeze aplikon metodat më inovative dhe moderne të mësimdhënies në edukimin e nxënësve dhe rritjen e tyre intelektuale, emocionale, dhe shoqërore. 

Me sistemin numër 1 në botë për edukim; me mësimdhënës të shkëlqyeshëm finlandez dhe ndërkombëtarë; me teknologji të avancuar dhe iPad edukativ për secilin nxënës; me mësimin e bazuar në fenomene e lojra, dhe jo vetëm lëndë; dhe me qasjen krejt ndryshe të të mësuarit dhe zhvillimit të shkathtësive të shekullit 21 tek fëmijët, Shkolla Finlandeze në Kosovë është shkolla ndërkombëtare më inovative në vend me sistemin arsimor më të avancuar në Kosovë. 

Për më shumë informacione rreth shkollës vizitoni:

Facebook: Shkolla Finlandeze

Web: https://kosovo.finnish.school/

 Email: kosovo@finnish.school

Në trend Ekonomi

Më shumë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë

Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë

Ekonomi
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Ekonomi
Kalo në kategori