Asociacioni i pacientëve me fibrozë cistike në RMV kërkojnë që shteti t’u sigurojë terapinë
Asociacioni i pacientëve me fibrozë cistike nuk ndalojnë së kërkuari që shteti të sigurojë terapinë për të gjithë të prekurit me këtë diagnozë dhe jo vetëm për një pjesë të tyre, siç ka bërë deri më tani, shkruan Alsat.
Në ditën evropiane të ngritjes se vetëdijes për këtë sëmundje, pacientët u ngjitën në këmbë deri në malin Vodno për të kujtuar autoritetet përkatëse se kërkojnë të drejta të barabarta sikurse që kanë pacientët në Evropë dhe botë.
“Për momentin është siguruar Trikafta për 39 pacientë të cilët do të fillojnë në dhjetor dhe janar të vitit të ardhshëm. Ajo që presim është që pjesa tjetër e pacientëve mbi 12 vjet të fillojnë me terapi gjatë vitit 2024. Pastaj, do të vazhdojmë luftën tonë sepse dëshirojmë që Trikafta të jetë në dispozicion sikurse në vendet tjera. Në Evropë tashmë ka nisur procesi që Trikafta të sigurohet për moshën mbi 2 vjet. Dëshirojmë që edhe pacientët tanë ti gëzojnë të drejtat e tyre sikurse në vendet evropiane dhe botërore”, theksoi Ivana Atanasovska, Asociacioni me fibrozë cistike.
“Për momentin, fëmijës tim nuk i përshtatet Trikafta mirëpo ne jemi mbështetës të modulatorëve që të ketë për të gjithë pacientët. Tashmë ka për një gjen të caktuar por me kalimin e kohës presim ilaçe të reja innovative të cilat do t’u përshtaten edhe gjeneve tjera”, u shpreh Elizabeta Stambolieva, Asociacioni për fibrozë cistike.
Siç rrëfejnë të prekurit me fibrozë cistike, periudha e dimrit dhe ajri i ndotur përkeqësojnë me të madhe shëndetin e tyre duke I detyruar që shpesh herë të kërkojnë ndihmë në spitale”.
“Zakonisht, në periudhën e dimrit më shumë përkeqësohet gjendja, ashtu siç vjen dimri më shumë përkeqësohet gjendja e personaneve me fibrozë cistike. Bashkë me dimrin vjen edhe ajri I ndotur, kjo për të gjithë është problematike, posaçërisht për ne. Kemi vështirësi në frymëmarrje, më shumë na zhvillohen bakteret që kemi në mushkëri. Kuptohet, kemi më shumë terapi, sidomos terapia intravenoze që më shpesh e marrim në dimër”, tha Aleksandar Mishkovski, Asociacioni më fibrozë cistike.
Ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë njofton Qeveria miratoi 854 milionë denarë për terapinë Trikafta në dy vitet e ardhshme.
Asociacioni për fibrozë cistike tashmë një kohë të gjatë po lufton për sigurimin e terapisë për të gjithë 140 të prekurit nga kjo sëmundje. Madje, kërkesa e tyre për këtë terapi shpesh herë është shprehur edhe përmes protestave në rrugë dhe para institucioneve shëndetësore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Spanjë, Rama: Stenda e Shqipërisë ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm
Kolonat në vendkalimet kufitare RMV-Kosovë, BDI: Pengesë artificiale për të frenuar bashkëpunimin ekonomik dhe shoqëror ndërmjet shqiptarëve
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite