LAJMI I FUNDIT:

Shija italiane në Big Brother VIP Kosova, ‘Il Gusto – Prishtina Mall’ shtroi sofrën për të nominuarit e kësaj jave

Shija italiane në Big Brother VIP Kosova, ‘Il Gusto – Prishtina Mall’ shtroi sofrën për të nominuarit e kësaj jave
Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube

Restoranti i famshëm ‘Il Gusto – Prishtina Mall’, i njohur për kuzhinën e tij të shkëlqyer në zemrën e Prishtinës, ka bërë për të kujtuar darkën e të nominuarve të kësaj jave në “Big Brother VIP Kosova”.

E enjtja mbrëma u shndërrua në një ngjarje që solli aromën dhe shijet e gatimeve të restorantit direkt në shtëpinë e BBVK, duke u ofruar konkurrentëve një përvojë kulinarë të paharruar.

Të nominuarit, që përditë përballen me sfidat e lojës dhe presionin e vazhdueshëm që vjen nga të qenurit në qendër të vëmendjes së publikut, u surprizuan me një darkë luksoze të përgatitur me kujdes nga kuzhinierët e ‘Il Gusto – Prishtina Mall’.


Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube

Menuja u shtrua në shtëpinë e BBVK me një llojllojshmëri pjatash që përfshinin specialitete italiane dhe ushqime të shpejta, të bëra me përbërësit më të mirë dhe servirë në mënyrën më elegante.

Ekipi i ‘Il Gusto – Prishtina Mall’ kishte përgatitur gjithçka me një vëmendje të madhe ndaj detajeve, duke qenë të sigurt që gjithçka ishte e përsosur për këtë mbrëmje speciale.

Foto: Big Brother VIP Kosova/YouTube

Gjashtë të nominuarit e kësaj jave, të cilët janë: Lumbardh Salihu, Alby, Vesa Vllasaliu, Monika Salihu, Edona James e Monika Salihu, përgjatë darkës diskutuan me njëri-tjetrin lidhur me tema të ndryshme, ku nuk munguan edhe debatet e forta.

Për njërin prej tyre, kjo ishte darka e fundit pasi më pak i votuari do të lërë këtë premte shtëpinë më të famshme në vend.

@blgbrothervipkosova2 Nis darka e te nominuarëve, për ushqim shte perkujdesur “IL Gusto” #bbvk #bbvk2 #bigbrothervipkosova #bigbrothervipkosova2 #bigbrotherkosova #klankosova #artmotion ♬ original sound – BIG BROTHER VIP 2 KOSOVA

Pas mbarimit të darkës, të nominuarit s’kanë ngurruar të shprehin mirënjohjen e tyre të thellë për restorantin ‘Il Gusto – Prishtina Mall’. Me zemra të mbushura dhe buzëqeshje që nuk fshiheshin, ata falënderuan për shijen e veçantë dhe për kujdesin e stafit, që solli pak luks dhe qetësi në rutinën e tyre të përditshme brenda shtëpisë së BBVK.

@meme.bigbrother #edonajames #albythegoat #vesavllasaliu #hermegaqe #herpagaqe #ilgustoprishtinamall #bigbrothervipkosova #bbvk2 #viralkosova #bbvk #klankosova #fyp #bigbrothervipkosova?? #bigbrother ♬ son original – Meme Bigbrother

“Faleminderit me gjithë zemër,” ishte mesazhi që dërguan të nominuarit, teksa u ndanë të kënaqur dhe të impresionuar nga servimi dhe bujaria e restorantit. /Telegrafi/


Në trend Magazina

Më shumë
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale

Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale

Magazina
Dafina Zeqiri prish raportet edhe me Kidën

Dafina Zeqiri prish raportet edhe me Kidën

Magazina
Shmangu takimin me Angelina Jolie - Brad Pitt shkoi në Festivalin e Filmit në Venecia pas largimit të ish-bashkëshortes

Shmangu takimin me Angelina Jolie - Brad Pitt shkoi në Festivalin e Filmit në Venecia pas largimit të ish-bashkëshortes

Magazina
Jennifer Lopez vjen më provokuese se kurrë pas ndarjes nga Ben Affleck

Jennifer Lopez vjen më provokuese se kurrë pas ndarjes nga Ben Affleck

Magazina
Jennifer Lopez nuk e harron Ben Affleck - fillon ‘hakmarrjen’ kundër tij me një mesazh delikat

Jennifer Lopez nuk e harron Ben Affleck - fillon ‘hakmarrjen’ kundër tij me një mesazh delikat

Magazina
“Vdes për ty”, dedikimi i veçantë i Lotina Hazirit për Mozzik

“Vdes për ty”, dedikimi i veçantë i Lotina Hazirit për Mozzik

Magazina
Kalo në kategori