LAJMI I FUNDIT:

Kurti takon përfaqësues nga organizata CSSP: Buxheti për Ministrinë për Komunitete dhe Kthim është rritur për 51 për qind

Kurti takon përfaqësues nga organizata CSSP: Buxheti për Ministrinë për Komunitete dhe Kthim është rritur për 51 për qind

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar Christoph Luettmann dhe Simone Ceresa nga organizata CSSP “Berlin Center for Integrative Mediation”, me të cilët temë e diskutimit ishin aktivitetet e zhvilluara në kuadër të dialogut të brendshëm dhe hapat e ndërmarrë gjatë këtyre 32 muajve qeverisje, për ndërtimin e besimit ndërmjet qytetarëve nga komuniteti serb dhe Qeverisë.

Në njoftimin e Kryeministrisë thuhet se u cilësua i suksesshëm procesi i rifillimit të verifikimit të diplomave dhe krijimi i bazës ligjore për verifikimin e diplomave të shkollave të mesme.

“Gjithashtu, pozitive kanë qenë dhe takimet që ka mbajtur Kryeministri me shoqërinë civile serbe në Kosovë dhe vizitat e tij në lokalitetet e banuara kryesisht nga komuniteti serb.


Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, ka ndarë në muajin shtator të këtij viti një fond prej 3 milionë eurosh për OJQ-të, bizneset e vogla, e fermerët, me disa prej tyre edhe është takuar Kryeministri Kurti gjatë nënshkrimit të kontratave për grantet”, thuhet më tej.

Gjatë bisedës, u përmendën dhe emërimet e serbëve në pozita të larta të institucioneve siç është rasti i Srdjan Sentiq, i zgjedhur si Zëvendës Avokat i Popullit dhe zgjedhjes brenda bordit të Trepçës të një anëtari nga komuniteti serb, Dragisa Krstoviq.

Kryeministri Kurti theksoi që buxheti për vitin 2024 për Ministrinë për Komunitete dhe Kthim është rritur për 51%.

Ai u shpreh optimist për zhvillimin e ndërtimin e besimit mes qytetarëve nga komuniteti serb dhe Qeverisë, sepse Qeveria është aty për ta, dhe me gatishmëri të plotë për të vazhduar me aktivitetet e dialogut të brendshëm e për të dëgjuar kërkesat dhe propozimet e të gjithë qytetarëve pa dallim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori