LAJMI I FUNDIT:

Tronditje në politikën e Holandës: Popullisti dhe anti-myslimani, fiton zgjedhjet parlamentare

Tronditje në politikën e Holandës: Popullisti dhe anti-myslimani, fiton zgjedhjet parlamentare

Një fitore për njeriun kundërthënës është një tërmet politik, i cili do të ndihej përtej kufijve të Holandës. Formimi i një qeverie do të ishte gjithashtu e ndërlikuar.

“Exit poll” për zgjedhjet holandeze të së mërkurës thotë se populisti i ekstremit të djathtë, anti-islamiku Geert Wilders ka fituar më së shumti vota.

Zgjedhjet po ndiqen nga të gjitha shtetet evropiane pasi që Holanda do të ketë rolin udhëheqës në një sërë çështjesh, si paketa e shpëtimit të Eurozonës dhe lufta në Ukrainë.


Wilders, i cili drejton PVV-në, ose Partinë për Lirinë, kohët e fundit është përpjekur të zbusë imazhin duke ri-vlerësuar disa nga qëndrimet më të diskutueshme të tij. Kohët e fundit ai tha se ka probleme më të mëdha sesa reduktimi i numrit të azilkërkuesve dhe ka heshtur disa nga pikëpamjet anti-islamike.

Emigracioni, kostoja e jetesës dhe kriza e strehimit – që prek veçanërisht votuesit e rinj holandezë – kanë qenë çështjet kryesore në fushatë, raporton euronews.

Pas udhëheqjes së gjatë të kryeministrit, Mark Rutte, ekspertët thonë se holandezët po kërkojnë një ndryshim në mënyrën e qeverisjes.

Kryeministri holandez jep dorëheqje për shkak të pamundësisë së një marrëveshjeje për migracionin
Lexo po ashtu Kryeministri holandez jep dorëheqje për shkak të pamundësisë së një marrëveshjeje për migracionin

Rutte tronditi vendin në muajin korrik teksa dha dorëheqje pas dallimeve “të pakapërcyeshme” të koalicionit qeverisës mbi emigracionin. Disa ditë më vonë ai njoftoi se do të largohej nga politika – një tjetër tronditje për Holandën.

Asnjë parti nuk parashikohet të fitojë më shumë se 20 për qind të votave, që do të thotë se do të nevojiten diskutime të gjata për të formuar një koalicion.

Ndryshe, Ruttes iu deshën 271 ditë që të formojë qeverinë e fundit, një rekord në shtetin holandez. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump dëshiron të

Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme

Botë
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion

Botë
Zelensky për çmobilizimin: Nëse gjysma e ushtrisë largohet nesër, Putin

Zelensky për çmobilizimin: Nëse gjysma e ushtrisë largohet nesër, Putin "do të na vrasë të gjithëve"

Botë
Studentët bllokojnë një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd - kjo do të zgjasë 24 orë

Studentët bllokojnë një nga nyjet më të mëdha të trafikut në Beograd - kjo do të zgjasë 24 orë

Serbia
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Koreja e Veriut ka dërguar raketahedhës të maskuar si kamionë civilë në Rusi, për ta mbështetur atë në luftën kundër Ukrainës

Koreja e Veriut ka dërguar raketahedhës të maskuar si kamionë civilë në Rusi, për ta mbështetur atë në luftën kundër Ukrainës

Botë
Kalo në kategori