LAJMI I FUNDIT:

Vlera e arit të grabitur në argjendarinë në Suharekë konsiderohet të jetë 250 mijë euro

Vlera e arit të grabitur në argjendarinë në Suharekë konsiderohet të jetë 250 mijë euro

Nga grabitja e armatosur pasditen e së mërkurës në një argjendari në Suharekë, janë plagosur dy policë, ndërsa shuma e arit të grabitur konsiderohet të jetë 250 mijë euro.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin prokurorja Ervehe Gashi.


“Nuk është bërë vlerësim zyrtar i shumës së grabitur në argjendari. Në bazë të dhënave të para të marra nga pronari i biznesit të grabitur shuma mund të jetë rreth 250 mijë euro”, ka deklaruar Gashi për Telegrafin.

Grabitje e armatosur në një dyqan në Suharekë – plagoset zyrtari policor
Lexo po ashtu Grabitje e armatosur në një dyqan në Suharekë – plagoset zyrtari policor

Një zyrtar i Policisë së Kosovës është plagosur, teksa patrulla me të cilën ishte iu përgjigj informacioneve për një grabitje që ishte duke u zhvilluar në një argjendari në Suharekë.

Zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Vesel Gashi, tha për Telegrafin se polici i plagosur ka marrë tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Grabitja në argjendarinë në Suharekë u raportua në polici në orën 15:45.

Grabitja e argjendarisë në Suharekë, momenti i largimit të grabitësve pasi gjuajtën mbi policinë
Lexo po ashtu Grabitja e argjendarisë në Suharekë, momenti i largimit të grabitësve pasi gjuajtën mbi policinë

“Sapo kemi marrë informacionin, patrulla më e afërt policore është nisur në drejtim të vendit të ngjarjes. Kur ka mbërritur në vendin e ngjarjes, katër të dyshuar të armatosur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë. Një prej zyrtarëve policorë është plagosur, i cili është dërguar për tretman policor dhe është jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi.

Ai tha se katër të dyshuarit, që janë të armatosur, janë në arrati pasi kanë arritur që të largohen nga vendi i ngjarjes me një automjet të pasagjerëve.

Policia tha se po vazhdon operacionet e saj për kapjen e të dyshuarve për këtë rast./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Politikë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Përbërja e re e Kuvendit në RMV duhet të konstituohet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve

Përbërja e re e Kuvendit në RMV duhet të konstituohet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve

Politikë
KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të vendosur në një pemë në Zveçan

KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të vendosur në një pemë në Zveçan

Kronika e Zezë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori