Jo më pak se 7 mijë e 500 euro është paga me të cilën Gani Jakupi paguhet nga Qeveria e Kosovës për pozitën këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dikaster ky i cili udhëhiqet nga Donika Gërvalla.
Në media u raportua se Jakupi jeton në Spanjë, por është angazhuar nga ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, si këshilltar i jashtëm për çështje kulturore dhe mediatike.
Një informacion i tillë ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale nga liderë politikë, opozitarë dhe nga pjesëtarë të shoqërisë civile.
Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratikë të Kosovës (LDK), Muhamet Hamiti, duke bërë përllogaritje me pagën e Jakupit, ka thënë se i njëjti në vit merr 90 mijë euro nga taksapaguesit e Kosovës.
“12 x 7500 = 90 mijë euro në vit nga taksapaguesit e Kosovës. Regjimi i ri në Kosovë për propagandistin e vet të shtrenjtë. #VV, #Guxo – #KREJTdheDREJT”, ka shkruar Hamiti në rrjetin social “X”.
Ndërkaq kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka shpërndarë një intervistë të Jakupit më 2020 ku dëgjohet duke lavdëruar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje.
“28 tetor 2020 – Gazetari Agron Bajrami interviston artistin Gani Jakupi. I thurë lavde Kurtit dhe akzuon partitë e tjera për punësime familjare. 21 nëntor 2023 – Ambasadori Agron Bajrami e angazhon për konsulent artistin Gani Jakupi me 7500€ pagë mujore. Ambasador me të njofshëm, konsulent me të njofshëm”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.
E drejtori i organizatës “Çohu”, Arton Demhasaj, duke ironizuar e ka quajtur Jakupin “superman këshilltar” që paguhet sa 44 veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Gani Jakupi, superman këshilltari paguhet 7500 euro në muaj, ndërsa veterani i UÇK-së paguhet 170 euro në muaj. Pra, superman këshilltari paguhet sa 44 veteranë të UÇK-së. Nuk jemi të varfër jemi të vjedhur!”, ka shkruar Demhasaj në Facebook.
Për rastin ka reaguar edhe drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, duke thënë se “me hajna nuk bohet shteti”.
“90 mijë euro një banese në Prishtinë, gati 1000 pensione të pleqërisë, një qytetar i këtij vendi ish shëru nga sëmundje e rendë e s’kish pas nevojë me kërku lëmoshë në rrjete sociale. Shoqëria kushton shtrenjtë, ama kur e paguan me lekë të shtetit, hajgare janë 90 mijë euro”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.
Ndryshe, Telegrafi ka dërguar pyetje në MPJD lidhur me angazhimin e Gani Jakupit në këtë ministri dhe se mbi çfarë baze është caktuar kontrata me një vlerë të tillë prej 90 mijë eurosh në vit, por nga ky dikaster nuk kanë kthyer përgjigje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
BDI për Jeni Xhaminë në Manastir: Vendim që thellon ndarjet ndërfetare dhe ndëretnike në shoqërinë tonë
Policia jep detaje për plagosjen e dy personave në Prishtinë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje