Taravari: Shpresat për ndryshimet kushtetuese janë gjithnjë e më të vogla
Lideri i ASH-së, Arben Taravari ka bërë të ditur se shpresat për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, janë gjithnjë dhe më të vogla.
“Shpresat janë gjithnjë më të vogla. Nuk ka një anëtar në qeveri që mund të thonë me siguri se do të bëhen ndryshimet kushtetuese. Në atë moment që nuk do të bëhen ndryshimet kushtetuese, ne e kemi për obligim që ta mbledhim Kuvendin e partisë se a duhet të vazhdojmë apo të dalim në opozitë”, tha Taravari.
Për deklaratën e liderit e BDI-së, Ali Ahmeti se janë duke shqyrtuar mundësitë që në zgjedhje parlamentare të shkohet në lista të përbashkëta të gjitha partitë politike në pushtet, duke mos përjashtuar as LSDM-në, Taravari u përgjigj se “Ashtu kanë thënë Ahmeti. Për ne janë të hapura të gjitha opsionet”.
Por, Taravari shtoi se kanë rezervat e tyre për partitë maqedonase, edhe pse ka bërë të ditur se për këtë çështje do të vendosë Kuvendi Qendror i ASH-së.
“Ne e kemi hapur këtë temë me Ahmetin dhe Kovaçevskin, por unë kam thënë se ne kemi rezerva që të shkojmë me një parti maqedonase, por sërish për këtë duhet të bisedojmë në Kuvendin e partisë… Për korrektësi them se e kemi hapur këtë temë, ju gënjej nëse them se nuk e kemi hapur këtë temë”, tha Taravari.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Breshër në disa fshatra të Komunës së Likovës
Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Husaj-Rugova nuk ishte pajtuar me anëtarët e tjerë për dënimin e Shaban Gogajt për “vrasje nga pakujdesia”
Maturantët në Maqedoni në dilemë për të ardhmen e tyre
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251