Në Shqipëri, gjykata e posaçme e Apelit vendosi sot të ndryshojë masën e sigurisë për Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish kryeministrit Sali Berisha, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.
Për zotin Berisha, Gjykata konfirmoi të njejtën masë sigurie, atë të detyrimit për paraqitje dhe ndalim të udhëtimit jashtë vendit. Ish kryeministri duhet të paraqitet dy herë në javë pranë një oficeri të policisë gjyqësore, por ai ka refuzuar ta bëjë këtë deri tani, duke e konsideruar vendimin, në shkelje të kushtetutës. Gjykata dhe Prokuroria e Posaçme, ende nuk janë shprehur se si do të reagojnë ndaj refuzimit të zotit Berisha.
Pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Posaçme të Apelit, Genc Gjokutaj, avokat i ish kryeministrit, foli sërish për “një proces politik” duke theksuar se beteja ligjore do të vijojë deri në fund. Sipas tij “vendimi i sotëm ishte një kopje e keqe e vendimit të gjykatës së shkallës së parë. Gjykata sot pati durimin për të dëgjuar, por jo kurajo për të vendosur”, u shpreh zoti Gjokutaj.
Ish kryeministri dhe dhëndri i tij, janë nën hetim për procedurat e ndjekura në rastin e privatizimit të ish klubit sportiv Partizani, mbi truallin e të cilit më pas, u ngrit një kompleks pallatesh, ku zoti Malltezi, u përfshi si aksioner, duke qenë një ndër bashkëpronarët që përfituan nga privatizimi.
Zoti Berisha dyshohet për korrupsion në bashkëpunim, pasi sipas Prokurorisë së Posaçme, ka favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër ish pronarët e tokës, përmes ndryshimeve ligjore apo vënies së institucioneve shtetërore në shërbim të interesave të dhëndrit. Zoti Malltezi dyshohet po ashtu për korrupsion por dhe “pastrim parash”. Ai ka hedhur poshtë dyshimet e ngritura deri tani, duke folur po ashtu për një proces “me sfond të pastër politik”. Mbi një numër të madh pasurish të paluajtshme dhe llogarish bankare në emër të tij janë vënë nën sekuestro.
Nën hetim ka përfunduar dhe Fatmir Bektashi, ndërtuesi i kompleksit të pallateve që u ngrit mbi sipërfaqen e ish klubit sportive. Masat e sigurisë ndaj tij janë ato të “Detyrimit për paraqitje” dhe “Ndalim i udhëtimit jashtë vendit”, raporton zeriamerikes.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Hovenier: Shqetësohemi kur Qeveria e Kosovës ndërmerr veprime për të vendosur sovranitet aty ku ka sovranitet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/marreveshjeve-te-mirekuptimit-nga-USAID-i-ndermjet-Universitetit-te-Iowas-dhe-Universitetit-te-Pejes-Prizrenit-dhe-te-Prishtines-Jeffrey-Hovenier-foto-Ridvan-Slivova-24-380x233.jpg)
Hovenier: Shqetësohemi kur Qeveria e Kosovës ndërmerr veprime për të vendosur sovranitet aty ku ka sovranitet
![Hovenier: E dimë saktësisht se ku është kufiri i Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Ambasadori-i-Shteteve-te-Bashkuara-te-Amerikes-ne-Kosove-Jeffrey-Hovenier-380x233.png)
Hovenier: E dimë saktësisht se ku është kufiri i Kosovës
![Hovenier: Veç një organ në planet mund ta vlerësojë draft-statutin e Asociacionit, ajo është Gjykata Kushtetuese](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/03/Konference-Jeffrey-Hovenier-foto-Ridvan-Slivova-4-380x233.jpg)
Hovenier: Veç një organ në planet mund ta vlerësojë draft-statutin e Asociacionit, ajo është Gjykata Kushtetuese
![Kush po i lëshon alarmet e rrejshme për bombë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_4-7-380x233.jpg)
Kush po i lëshon alarmet e rrejshme për bombë?
![Ekstradohet nga Greqia Laert Haxhiu, i dënuar në Shqipëri me burgim të përjetshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/laert-haxhiu-720x404-1-380x233.png)
Ekstradohet nga Greqia Laert Haxhiu, i dënuar në Shqipëri me burgim të përjetshëm
![Rama thotë se Prishtina s’ka më probleme me mbeturina pas shkarkimit të drejtorit të PDK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/Kuvendi-Komunal-i-Prishtines-Perparim-Rama-foto-Ridvan-Slivova-31-380x233.jpg)
Rama thotë se Prishtina s’ka më probleme me mbeturina pas shkarkimit të drejtorit të PDK-së
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Pas lirimit të Assange, Wikileaks publikoi një dokument sekret të inteligjencës izraelite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/assange-380x233.jpg)
Pas lirimit të Assange, Wikileaks publikoi një dokument sekret të inteligjencës izraelite
![Njihuni me mashtruesin më të madh të futbollit: Man City, Liverpool, Chelsea, Man United dhe kapja e ish-gruas së Henryt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Medi-Abalimbaa-380x233.jpg)
Njihuni me mashtruesin më të madh të futbollit: Man City, Liverpool, Chelsea, Man United dhe kapja e ish-gruas së Henryt
![Euro 2024 një](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-03-182956-380x233.png)
Euro 2024 një "minierë ari" - ku shkojnë paratë, sa fitojnë federatat, klubet, lojtarët dhe gjyqtarët
![Tifozët e Real Madridit janë të shokuar se kush është futur në listën e legjendave të klubit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/real-madrid-380x233.png)
Tifozët e Real Madridit janë të shokuar se kush është futur në listën e legjendave të klubit
![Hovenier: Shqetësohemi kur Qeveria e Kosovës ndërmerr veprime për të vendosur sovranitet aty ku ka sovranitet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/marreveshjeve-te-mirekuptimit-nga-USAID-i-ndermjet-Universitetit-te-Iowas-dhe-Universitetit-te-Pejes-Prizrenit-dhe-te-Prishtines-Jeffrey-Hovenier-foto-Ridvan-Slivova-24-380x233.jpg)
Hovenier: Shqetësohemi kur Qeveria e Kosovës ndërmerr veprime për të vendosur sovranitet aty ku ka sovranitet
![Sondazhi i ri - Vetëm Michelle Obama do të fitonte kundër Donald Trumpit nëse nuk kandidon Joe Biden](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/michelle-obama-joe-biden-donald-trump-380x233.jpg)
Sondazhi i ri - Vetëm Michelle Obama do të fitonte kundër Donald Trumpit nëse nuk kandidon Joe Biden