LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti italian nis diskutimet për marrëveshjen me Shqipërinë

Parlamenti italian nis diskutimet për marrëveshjen me Shqipërinë

Dhoma e Ulët e Parlamentit italian nisi këtë të martë, diskutimet për marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët.

Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani prezantoi përpara deputetëve, detajet kryesore të kësaj marrëveshje. Sipas tij, dy janë kategoritë e emigrantëve që mund të sillen në Shqipëri.

“E para është ajo azilkërkuesve të përcaktuar për t’íu nënshtruar procedurave të përshpejtuara të azilit që në kufi, pra persona jo vulnerabël që vijnë nga vende të sigurta origjine, ose emigrantë që kanë aplikuar për azil dhe u është refuzuar. Kategoria e dytë është ajo e atyre që janë në pritje të riatdhesimit, të cilëve u është bërë e qartë se nuk i plotësojnë kushtet për marrjen e lejeqëndrimit në Itali. Në strukturat e ngritura në Shqipëri, në asnjë rast nuk mund të dërgohen subjekte vulnerabël, si fëmijë apo gra shtatzëna”.


Zërave skeptikë të opozitës italiane që ngrenë dyshime se në këto kampe, emigrantët mund të bien pre e shkeljes së të drejtave të refugjatëve, duke qenë se Shqipëria nuk është vend anëtar i Bashkimit Europian, Tajani u tha se në qendrat e pritjes do të ketë vetëm punonjës italianë që do të kryejnë të gjitha procedurat.

Vlera fillestare e këtij kampi përllogaritet në të paktën 16.5 milionë Euro.

Pas Dhomës së Ulët, memorandumi i nënshkruar nga Kryeministrat Rama dhe Meloni më 6 Nëntor në Romë, do të dërgohet për miratim edhe në Senat./Tv Klan

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

​KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'

Lajme
Kalo në kategori