LAJMI I FUNDIT:

28 Nëntori, përgatitet murali 70 metra me figura historike në Gjirokastër

28 Nëntori, përgatitet murali 70 metra me figura historike në Gjirokastër

Në prag të festës së Shpalljes së Pavarësisë, në hyrje të Parkut të Viroit, në Gjirokastër është duke u përgatitur një pikturë murale me imazhet e 17 figurave patriotike, duke përfshirë edhe ata gjirokastritë.

Realizmi i kësaj muraleje me gjatësi rreth 70 metër po mundësohet nga i riu Bledar Çakalli.


 “Kjo është një sfidë, që nga sfidë më është kthyer në detyrë, Gjirokastra është vendi i Çerçiz Topullit dhe diçka që mungon për qytetin e Gjirokastrës. Projekti është që e kemi nisur me Skënderbeun dhe ne Ismail Qemalin por do të vijohet me figura të tjera”, tha Çakalli.

Bledari shprehet se ndihet i emocionuar ndërsa punon për muralen në këtë atmosferë të Festave të Nëntorit. Ai ka realizuar murale me simbolika patrioteike edhe në zona të tjera të vendit por këtë të Gjirokastrës e cilëson një kontribut me vlerë për promovimin e veprës së patriotëve në shërbim të çështjes kombëtare.

 “Ndjesia është më shumë me problemet që ne hasim sot dhe kur pikturon figura të tilla të jep mendimin aë ata kanë bërë më shumë se ne dhe s’duhet të ankohemi për çfarë problemesh na dalin gjatë rrugës. Çështja ime dhe kauza është për figurat kombëtare me i ringjall  dhe kam qenë në shumë vende në Vlorë, në Dibër, Kukës, Kosovë, Sarandë” – u përgjigj Çakalli.

Duke qenë se piktora murale realizohet anës pedonales së Parkut të Viroit janë të shumtë qytetarët që vlerësojnë punën artistike të dizenjuesit të saj ndërsa Bledari shprehet se do të rikthehet sërish në Gjirokastër për realizmin e një tjetër muraleje

 “Fakti që njerëzit po më vlerësojnë kjo më bën të ndihem mirë dhe të vazhdoj dhe është një shtysë shumë e madhe për kauzën që përfaqësoj. Siç e thashë dhe më përpara është vend me një histori shumë të madhe dhe kryesisht me figurat kombëtare jam i lidhur shumë dhe nuk besoj se do të jetë hera e fundit këtu në Gjirokastër”, tha Çakalli.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Lajme
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori