Indonezia, një nga emetuesit kryesorë të gazit serrë në botë, synon të rrisë kapacitetet e energjisë së rinovueshme në prodhimin e saj të energjisë deri në vitin 2030.
Kështu, Indonezia ka nisur planin e saj të investimeve për të “mobilizuar” 20 miliardë dollarë (rreth 18.2 miliardë euro) financime nga huadhënësit globalë që udhëhiqen nga Shtetet e Bashkuara dhe Japonia.
Mediat raportojnë se propozimi për investim, i njohur si Plani Gjithëpërfshirës i Investimeve dhe Politikave, u shpall zyrtarisht të martën pas një periudhe konsultimi publik.
Vendi kërkon të ulë emetimet e dioksidit të karbonit në 250 milionë tonë metrikë për sektorin e energjisë elektrike, përcjell Telegrafi.
Por për arritjen e objektivave të dëshiruara nevojiten investime me vlerë të madhe.
Kjo për faktin se deri në vitin 2030, duhet të fillojnë të implementohen rreth 400 projekte.
Gjysma e fondeve të premtuara do të vijnë nga financimi privat, që mund të jetë kredi komerciale me norma tregu, investime në kapital ose borxhe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rafuna në Washington nënshkruan një akt për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara në fushën e turizmit
CineStar feston ditëlindjen e parë më 1 dhe 2 Qershor – bileta për të gjithë filmat vetëm 1,90€
Këtë të premte hapet Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Tourism Festival”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251