Deri në dhjetor do të hartohet raporti shtetëror për zbatimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve.
Kështu u tha në takimin e Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve në Ditën Botërore të Fëmijëve.
Po ashtu, u theksua se Kosova po vazhdon të ballafaqohet me mungesë të të dhënave cilësore dhe të besueshme të të drejtave të fëmijëve.
Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, Habit Hajredini tha se çështja e të drejtave te fëmijëve është prioritet i qeverisë. Ai tha se në 14 komuna janë themeluar ekipe për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
“Jemi të obliguar qe të hartojmë raportin shtetëror për zbatimin e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve. Ne kemi nisur kështu një proces, ka qenë një dinamikë e punës me përkrahjen e UNICEF-it për ngritjen e kapaciteteve, kemi futur në funksion strukturën institucionale dhe presim që deri në dhjetor apo në pranverën që vjen, ne të kemi një raport në detaje që specifikon progresin e zbatimit të kësaj konvente por edhe vështirësitë. Për neve si Kosovë është shumë mirë që të demonstrojmë dhe të shohim se ku jemi me këto problematike dhe çfarë mund të ndërmarrim në të ardhmen për të jetësuar këtë”, theksoi ai.
Zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi theksoi se po punohet në implementimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës.
“Një ndër të arriturat më domethënëse është hartimi i raportit shtetëror për zbatimin e konventës për të drejtat e fëmijës. Veprim ky qe shpreh gatishmërinë dhe vullnetin e mirë politik të Qeverisë së Kosovës që të marrë përsipër për t’i përmbushur obligimet ndërkombëtare të cilat sigurojnë realizimin e të gjitha të drejtave themelore e të patjetërsueshme për të gjithë fëmijët në Kosovë, siç janë përcaktuar në Konventën për të Drejtat e Fëmijës, që njëherit është akti më i rëndësishëm i të drejtës ndërkombëtare në të cilën janë parashikuar të Drejtat dhe detyrimet në të gjitha fushat e jetës së fëmijës. Proces ky i udhëhequr nga Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit si mekanizimi kryesor i mandatuar koordinues ndërministror në fushën e të drejtave të fëmijës, në bashkëpunim me ministritë relevante të linjës dhe me përkrahjen e Zyrës së UNICEF në Kosovë”, deklaroi ajo.
Ajo theksoi se Kosova vazhdon te përballet me mungesë të të dhënave për zbatimin e të drejtave të fëmijëve. Zëvendëskryeministrja theksoi se nga Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës janë aprovuar tetë udhëzime administrative.
“Përkundër përpjekjeve për avancim të sistemeve informative të të dhënave, Kosova vazhdon të ballafaqohet me mungesë të të dhënave cilësore dhe të besueshme për monitorim të të drejtave të fëmijëve. Sfidat kryesore me të cilat përballet Kosova përfshinin cilësinë e dobët të të dhënave, disponueshmërinë e kufizuar të të dhënave të zbërthyera dhe mungesa e një baze qendrore për monitorim të të drejtave të fëmijëve. Parelelisht me analizimin e gjendjes aktuale ne jemi duke punuar në evitimin e këtyre sfidave dhe në këtë drejtim është duke u punuar intensivisht në ndërtimin e sistemit të integruar dhe ndërinstitucional të monitorimit dhe vlerësimit të të drejtave të fëmijëve”, shtoi ajo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Në këto zona në Prishtinë, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm

Ruzhin: Maqedonia është në një situatë të vështirë, nga njëra anë ka ambicie evropiane, nga ana tjetër SHBA-të i ka aleate

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe