LAJMI I FUNDIT:

Ndryshojnë çmimet e derivateve në Maqedoninë e Veriut

Ndryshojnë çmimet e derivateve në Maqedoninë e Veriut

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) sot ka sjellë vendim në lidhje me çmimin e derivateve të naftës për shitje me pakicë në Maqedoninë e Veriut, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas vendimit të KRRE-së, këto do të jenë çmimet e reja të derivateve:
EuroSuper 95 do të shitet me 80 denarë për litër
EuroSuper 98 do të shitet me 82 denarë për litër
EuroDiesel do të shitet me 77 denarë për litër
Vaj ekstra i lehtë do të shitet për 75.50 denarë për litër.
Mazuti do të shitet 42,773 denarë për kilogram.


KRRE gjithashtu ka vendosur çmime për transportin e derivateve dhe për tregtinë me shumicë, duke njoftuar edhe tregtarët për çmimet tavan. /Telegrafi/