Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka deklaruar se vizita e sotme e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg është lajm i mirë.
Ai ka shtuar se angazhimi i NATO-s në Kosocë, përbënë një akt të sigurisë jo vetëm për vendin tonë por për të gjithë rajonin.
“Mendoj që angazhimi dhe bashkëpunimi i institucioneve me NATO-n duhet të vazhdojë në mënyrë që të mos lejohet në asnjë rrethanë që të kemi sulme siç ishte ai i 24 shtatorit. Ju e dini që KFOR-i respektivisht NATO ka mandatin për të mbrojtur kufijtë e Kosovës dhe një koordinim sa më i ngushtë me NATO-n është i domosdoshëm për sigurinë”, tha Tahiri.
Duke komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se në Rashkë po ndodh një riorganizim i grupit paramilitar të Milan Radoiçiqit, shefi i deputetëve të PDK-së theksoi se Kurti duhet të përgjigjet se përse e lejoj të ikte Radoiçiqin më 24 shtator, shkruan Telegrafi.
“Sa i përket deklaratës së kryeministrit mendoj që ai duhet ti përgjigjet një pyetje qytetarëve. Në kohë reale me 24 shtator nga pamjet që janë siguruar nga droni ata kanë parë Radoiçiqin në Manastirin e Banjskës, pra pse është lënë të ikë një person që tashmë përbente kërcënim serioz për vendin tonë. Ai është i dyshuar për një sërë veprash penale, ai atë ditë është dashur të kapej nga Policia e Kosovës.
Para se me na tregu kryeministri se çka o bënë Radoiçiqi në Rashkë, mirë është me na tregu se përse e la me ikë atë dit. Në kohë reale janë parë pamjet dhe neve na janë prezantuar pas tri ditësh”, tha Tahiri.
Ai këto deklarime i bëri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ku theksoi se si grup parlamentar kanë kërkuar që këtë të enjte në seancë të Kuvendit të jetë për diskutim raporti i BE-së për Kosovën.
“Mendoj që diskutimi i raportit të tillë duke diskutuar të gjeturat e këtij raporti, është i rëndësishëm”, tha Tahiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë
"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime