LAJMI I FUNDIT:

Mbahet gjykimi i parë në mungesë ndaj Çedomir Aksiq, i akuzuar për krime lufte

Mbahet gjykimi i parë në mungesë ndaj Çedomir Aksiq, i akuzuar për krime lufte

Është mbajtur sot (e hënë) seanca fillestare për gjykim në mungesë, ndaj të akuzuarit Çedomir Aksiq, i cili ngarkohet për krime lufte nga janari deri në maj të vitit 1999.

Në këtë seancë nuk ishte prezent i akuzuari dhe nuk ka informacione për vendndodhjen e tij.

Prokurorja Habibe Salihu para trupit gjykues tha se kanë shfrytëzuar të gjitha mundësitë ligjore me qëllim të sigurimit të prezencës së Aksiqit.


“Fillimisht kemi siguruar adresën të cilën e ka pasur në Republikën e Kosovës, i njëjti nuk ka qenë asnjëherë prezent në atë adresë. Kemi lëshuar urdhëresë, në mungesë të sigurimit të prezencës të tij, kemi siguruar adresën ku i njëjti e ka në Republikën e Serbisë. Kemi marrë përgjigje përmes Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar se nuk ka mundur të sigurohet prezenca e tij.

Meqë janë plotësuar të gjitha kushtet kemi pritur për afatin ligjor për gjashtë muaj, me qëllim qe të njoftohet ai, pasi ka kaluar afati prej gjashtë muaj.

Kemi konsideruar se janë plotësuar kushtet kohore, kemi paraqitur aktakuzë për gjykim në mungesë. Po ashtu duke vepruar sipas procedurave kemi bërë shpallje publike në gazetën zyrtare për aktakuzën dhe mbajtjen e kësaj seance. Si prokurore e kësaj çështje kemi shfrytëzuar të gjitha mundësitë ligjore me qëllim qe të sigurohet i pandehuri, bë pamundësi të sigurimit të prezencës të tij”, tha ajo.

Kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Violeta Namani tha se janë plotësuar kushtet që të nis gjykimi në mungesë.

“Mbahet gjykimi në mungesë ndaj të akuzuarit pasi që janë plotësuar kushtet ligjore. I akuzuari do të përfaqësohet nga mbrojtësi Zharko Gajiq gjatë tërë kësaj kohe”, tha ajo./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Liderët e Koalicionit

Liderët e Koalicionit "Lista për Familjen" vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori