LAJMI I FUNDIT:

Futet në librin e rekordeve Guiness, me kamionçinën mbi dy metra të gjerë arrin të futet në ‘portën’ 88 centimerëshe

Futet në librin e rekordeve Guiness, me kamionçinën mbi dy metra të gjerë arrin të futet në ‘portën’ 88 centimerëshe

Edhe një rekord i ri është regjistruar në librin e rekordeve botërore Guiness.

Për këtë meritor është britaniku Paul Swift, i cili me kamionçinën e tij që është mbi dy metra e gjerë ka arritur të kalojë nëpër disa “porta” të ngushta.

Në fakt kamionçina e tij Ford është me pasqyrat e hapura 218 centimetra e gjerë, dhe ka arritur të futet në mes të dy pengesave që ishin vendosur në një distancë prej 88 centimetra, transmeton Telegrafi.


Natyrisht se nuk bëhet fjalë për ndonjë “rreng” apo “magji”, por vetëm ushtrime intensive. Ai arriti që ta nget veturën në vetëm dy rroga, kurse rekordin e arriti për një centimetër.

Edhe pse ndoshta mund të duket e thjeshtë, kalimi u arrit pas disa tentimeve të dështuara për shkak të erërave të forta që e lëviznin veturën.

“Është ndjenjë e mrekullueshme të arrish rekord, në veçanti në ditën e librit të rekordeve Guiness”, tha Swift. /Telegrafi/