LAJMI I FUNDIT:

Deputeti ukrainas, Merezhko tregon pse e kishte nënshkruar letrën ku thuhet se Kosova është një vend sovran

Deputeti ukrainas, Merezhko tregon pse e kishte nënshkruar letrën ku thuhet se Kosova është një vend sovran

Shefi i Komisionit Parlamentar në Ukrainë, Oleksandr Merezhko, ka folur rreth letrës që kishte nënshkruar në gusht të këtij viti që i kërkonte diplomacisë ndërkombëtare të bënte politikë, e cila nuk fokusohet vetëm në Beograd.

Ai ka thënë se këtë e ka bërë për arsye morale dhe se nuk është penduar.

“Rusia po e zhvillon një luftë kundër Ukrainës, e cila është një luftë gjenocidiale, që është një luftë imperialiste dhe kolonialiste. Rusia do që të na kthejë një koloni të veten. Ajo që po bën aktualisht Rusia kundër kombit ukrainas është krim gjenocidial. Në këtë rast, mund të tërheqim disa paralele në mes të situatës në Kosovë dhe Ukrainë sepse arsyeja pse Kosova u bë e pavarur ishte për shkak të gjenocidit e që në mënyrë eufemiste u quajt spastrim etnik. Mirëpo, nga perspektiva juridike, ky ishte gjenocid i kryer nga regjimi i Millosheviqit ndaj njerëzve në Kosovë. Rusia tani po kryen gjenocid kundër ukrainasve”, tha Merezhko.


Ai shtoi se është detyrim i çdo shteti që të bëj çdo gjë për të parandaluar gjenocidin në pjesë të tjera të botës.

Deputeti ukrainas në Këshillin e Evropës: Sulmi terrorist ndaj Kosovës më kujton fillimin e pushtimit rus në Ukrainë
Lexo po ashtu Deputeti ukrainas në Këshillin e Evropës: Sulmi terrorist ndaj Kosovës më kujton fillimin e pushtimit rus në Ukrainë

“… meqë ra fjala, është detyrimi ynë ligjor sipas Konventës për Parandalimin e Gjenocidit të vitit 1948, është detyrim i çdo shteti që të bëjë gjithçka për të parandaluar gjenocidin dhe kjo është arsyeja pse unë mendoj se kur shohim që është duke ndodhur gjenocidi në pjesë të tjera të botës, atëherë është detyra jonë morale që të reagojmë ndaj kësaj dhe të përpiqemi ta parandalojmë këtë dhe kjo ishte një nga arsyet pse e kisha nënshkruar këtë letër”, tha Merezhko, në një intervistë për emisionin “Kallxo Përnime”.

Sipas tij ukrainasit, shumica e tyre kanë ndjenja miqësore ndaj Kosovës.

Çka thuhet në letrën e Kearns dhe Merezhkos për Kosovën, që iu dërgua SHBA-së, BE-së dhe Britanisë?
Lexo po ashtu Çka thuhet në letrën e Kearns dhe Merezhkos për Kosovën, që iu dërgua SHBA-së, BE-së dhe Britanisë?

“Po, jam i sigurt se ju duhet të keni vënë re se kur jeni duke folur me njerëzit e thjeshtë në Ukrainë, patjetër do të vini re se shumica e ukrainasve kanë ndjenja shumë të ngrohta dhe miqësore ndaj Kosovës dhe ata e mbështesin Kosovën pikërisht për këto arsye, sepse ata shohin disa paralele dhe e kuptojnë se si është të jetosh kur fqinji të ngacmon vazhdimisht, kur kërcënon që do të të pushtojë, kur fqinji përdor lloje të ndryshme të provokimeve ndaj teje, pra ka shumë ngjashmëri”, deklaroi Merezhko.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori