Kostumet janë kthyer në një trend total në botën e modës
Prej kohësh janë konsideruar si një pjesë bazë e gardërobës pikërisht për funksionalitetin e tyre.
Kjo është arsyeja pse çdo dollap duhet të ketë të paktën një kostum të mirë.
E njohur për stilin e saj të jashtëzakonshëm që frymëzon shumë zonja, Kate Middleton konsiderohet një ikonë e vërtetë e modës.
Një gardërobë elegante që thekson bukurinë dhe figurën e saj natyrale është gjithmonë zgjedhja e princeshës, transmeton Telegrafi.
Ajo shpesh zgjedh pjesë klasike dhe veshje cilësore të përshtatura mirë. Kudo që shkon apo shfaqet, Princesha e Uellsit tërheq vëmendjen.
Ajo mori pjesë në Simpoziumin Kombëtar Shaping Us Symposium në Londër (ku më vonë mbajti një fjalim kryesor), e veshur me kostumin e saj të mrekullueshëm të vjeshtës.
Ajo kishte veshur një kostum “ngjyrë mbretërore” si simbol i pasurisë dhe prestigjit. Kombinimi i një xhakete vjollce me dy krahë dhe pantallona të ngushtë dukej tek ajo e sofistikuar dhe me klas.
Ajo e kombinoi me pako kamoshi dhe vathë shumë të mrekullueshëm me diamant dhe safir. Kate i stiloi flokët me onde dhe grimi i saj ishte si gjithmonë diskret. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251