LAJMI I FUNDIT:

Rrugëtimi i Kristian Kabashit – si po e ndërton të ardhmen e financave dhe kontabilitetit duke përdorur inteligjencën artificiale

Rrugëtimi i Kristian Kabashit – si po e ndërton të ardhmen e financave dhe kontabilitetit duke përdorur inteligjencën artificiale

Kristian Kabashi është një inovator financiar i cili tani është duke shkruar kapitullin e radhës së karrierës së tij në Kosovë dhe Zvicër.

Si themelues i Numarics, Kabashi synon të ‘rikrijojë’ financat dhe kontabilitetin nëpërmjet zhvillimeve të fundit teknologjike, duke përdorur inteligjencën artificiale.

Kabashi nga kompania Numarics është duke u bërë një figurë e rëndësishme për bashkëpunimin ndërmjet inovacionit financiar dhe potencialit të tregut shqiptar, ndërkaq Numarics është një ‘startup’, që po ndryshon mënyrën se si bizneset menaxhojnë financat e tyre.


“Numarics është një Fin-Tek. Vetë kam qenë në një kompani dhe pozita jem ka qenë ‘Executive Director Global Business Transformation’. Domethënë, njerëzit gjithmonë kanë ardhur te unë me një problem, e unë e kam transformu biznesin… Para tre vjet e gjysmë jam bashku me partnerin tim zviceran, është Dominique Rey dhe e kemi kriju këtë kompaninë Numarics. Ai është i fushës së financave, unë jam i fushës së transformimit të teknologjisë edhe rritjes së biznesit…”, tregoi ai lidhur me rrugëtimin e tij.

Ai tregoi po ashtu se kompania që ai drejton ka fituar disa çmime, transmeton Telegrafi.

“Prej krejt kontabilistëve që janë në Zvicër, jemi shpallë tash numër dy prej Bilancas. Bilanca është revista më e njohur këtu për punë edhe jemi top 10 ‘Fin Tech’ në Evropë, jemi top pesë ‘Fin Tech’ këtu në Zvicër”, tha ai.

“Na kemi transformuar biznesin në mënyrën që kemi përdorë inteligjencën artificiale dhe e kemi bashku me fushën dhe dijen e specialistëve. Shumica e punëtorëve tonë janë zviceran.

Ju të gjithë e keni dëgju emrin Chat GPT. Edhe po, inteligjenca artificiale ekziston shumë më shumë, po tash ka hi në ‘mainstream inteligjenca artificiale’… Ne me të vërtetë jemi tu përdorë inteligjencën artificiale brenda në sistemit tonë”, tha ai.

Kristian Kabashi fiton Çmimin e 'Swissalbs' si Sipërmarrës i vitit 2023
Lexo po ashtu Kristian Kabashi fiton Çmimin e 'Swissalbs' si Sipërmarrës i vitit 2023

Po ashtu, ai tregon se përdorimi i inteligjencës artificiale brenda një platforme të caktuar të biznesit ofron një qasje më të përshtatshme për menaxhimin e të dhënave financiare, përmes një aplikacioni të thjeshtë dhe të përshtatshëm mobil ose desktop.

Po si e përdorin? Kabashi tregon se e kanë krijuar një ‘Biznes Operating Platform’.

“E kemi kriju një aplikacion, në telefon, është edhe në kompjuter dhe mund ta përdorni…  çdo klient që e kemi ka qasje prej aplikacionit, qasje me komuniku me ekspertët tonë, po edhe të gjitha informatat që janë mbrapa, informatat financiare i përpunojmë ne me inteligjencë artificiale…

Nuk jam absolutisht një person i financave. Jam munduar të krijojë një produkt siç e kish prodhu, për shembull, Apple, sepse nuk ka asnjë send që është më bajat se biznes administrimi”, tha ai.

UBS me partnerë investojnë mbi 10 milionë euro në aplikacionin e kosovaro-zviceranit Numarics
Lexo po ashtu UBS me partnerë investojnë mbi 10 milionë euro në aplikacionin e kosovaro-zviceranit Numarics

Drejtuesi i Numarics po ashtu ka treguar për bashkëpunimin që kanë në Evropë me UBS, ndërkaq ka treguar se derisa kompania po rritet ka zgjeruar ekipin e tij jashtë kufijve të Zvicrës, duke hapur edhe dy zyra në Kosovë.

Ai po ashtu ka treguar se rrugëtimi i tij në Zvicër nuk ka qenë i lehtë në fillimet e punës, prandaj edhe kishte shkuar në Amerikë, për tu rikthyer sërish në Zvicër, por që sipas tij, tashmë ka ndryshuar pozitivisht perceptimi ndaj shqiptarëve.

“…Unë e dua shumë vendin tim se gjithë punëtorët e Zvicrës si unë shqiptar i kam pru këtu me vete. Ju e dini vetë, unë kam ardhur këtu si gjerman kur kam ardhur këtu në Zvicër, jam ardh në 2006. E flas gjermanishten dhe jam shqiptar.

Kur më pyetnin nga je iu thosha Deutsche dhe Albania, bash dy sene që zviceranët nuk kanë pasur qef me i pa. Ka qenë shumë e vështirë për mua atëherë dhe është edhe arsyeja pse jam shku në Amerikë, sepse Zvicra ka qenë shumë raciste atëherë.

Pasi jam kthyer prej Amerikës këtu ka ndryshuar shumë, edhe shqiptarët edhe qasja e zviceranëve ndaj neve shqiptarëve… Faleminderit Xhaka!… Këtë kompani Numarics nuk kisha mundur me arrit para 10 vjetëve”, tha ai.

Ndryshe, Numarics, është një kompani që merret me punën operative në krijimin e bizneseve të reja ose administrimin e këtyre bizneseve. Ka mbledhur një fond prej 10.2 milionë eurosh për teknologjinë e saj të automatizuar të kontabilitetit dhe administrimit për bizneset.

Kjo kompani me 3,500 klientë në Zvicër është bashkë-themeluar nga shqiptari, Kristian Kabashi.

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori