LAJMI I FUNDIT:

Stoltenberg të martën për vizitë zyrtare në Shkup

Stoltenberg të martën për vizitë zyrtare në Shkup

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, të martën më 21 nëntor, do të jetë nikoqir i vizitës zyrtare të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Shefi i Aleancës do të zhvillojë turneun e tij disaditësh në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Të martën, Sekretari I Përgjithshëm i NATO-s, mbërrin në Shkup, kurse vizita do të nis me ceremoni zyrtare në Qeveri që do të shpqërohet me një pres-konferencë të përbashkët me Kryeministrin Dimitar Kovaçevski.

Maqedonia e Veriut do të jetë nikoqire e takimit joformal të liderëve të aleatëve të NATO-s nga rajoni.


Qeveria njofton se Stoltenbergu dhe Kovaçevki në Shkup do të presin Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq, Kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq dhe Kryeministrin e Sllovenisë, Robert Golob.

Shefi i NATO-s në Shkup, do të takojë edhe Presidentin Stevo Pendarovski dhe Kryeparlamentarin Talat Xhaferin, kurse do t`i drejtohet edhe Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Turneun nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor, Stoltenbergu, e nis të dielën me vizitën në Sarajevë, pas cka të hënën pasdite do të udhëtojë në Prishtinë në takime me autoritetet e Kosovës, kurse të martën paradite në Beograd do të zhvillojë takime me zyrtarët serb.

Shkupi do të jetë etapa e fundit e vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti kërkon nga Perëndimi t’i ndërpriten ndihmat Serbisë dhe kthimin e zonës së sigurisë kufitare

Kurti kërkon nga Perëndimi t’i ndërpriten ndihmat Serbisë dhe kthimin e zonës së sigurisë kufitare

Lajme
Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Lajme
​Hoti: S'ka hapësirë bashkëpunimi me LVV-në, nëse nuk fitojmë do të qëndrojmë në opozitë

​Hoti: S'ka hapësirë bashkëpunimi me LVV-në, nëse nuk fitojmë do të qëndrojmë në opozitë

Lajme
Kurti tha se liberalizimi i vizave nuk e ka rritur migrimin, reagon Haradinaj

Kurti tha se liberalizimi i vizave nuk e ka rritur migrimin, reagon Haradinaj

Lajme
Mandl: Lidershipi i Serbisë po sillet në mënyrë agresive duke mos e pranuar të kaluarën

Mandl: Lidershipi i Serbisë po sillet në mënyrë agresive duke mos e pranuar të kaluarën

Lajme
Osmani publikon fotografi nga darka e organizuar nga Macroni për krerët e shteteve të Frankofonisë

Osmani publikon fotografi nga darka e organizuar nga Macroni për krerët e shteteve të Frankofonisë

Lajme
Kalo në kategori