Me rastin e manifestimit të 5- Nëntorit, Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Rome, kryeministri Albin Kurti mori pjesë në shënimin e kësaj dite, organizuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, e cila u mbajt në qytetin e Prizrenit.
Sipas komunikatës së Qeverisë, në këtë organizim, prezent ishin edhe zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sylejman Elshani, Erxhan Galushi, deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, si dhe komisioneri për Gjuhën, Slavisha Madenoviq.
Duke iu drejtuar të pranishmëve, kryeministri Kurti u shpreh i lumtur që është në mesin e tyre në shënimin e kësaj dite të rëndësishme siç është Dita Botërore e Gjuhës Rome- 5 Nëntorit.
Ai tha se është krenar që kontribuojnë për këtë gjuhë, me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe me mekanizmat institucionalë për të drejtat gjuhësore duke theksuar se në të gjithë botën ekzistojnë vetëm tri komuna ku gjuha rome është në përdorim zyrtar. Ai nënvizoi se një prej tyre është në Maqedoninë e Veriut, ndërsa dy të tjera janë në Kosovë: Graçanica dhe qyteti i Prizrenit në të cilin është mbajtur edhe manifestimi i kësaj dite dhe date të rëndësishme.
Siç theksoi kryeministri, Qeveria e Republikës së Kosovës po angazhohet për edukimin e brezave të rinj dhe rritjen profesionale, e që janë investuar 200 mijë euro në qendra mësimore për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, si dhe kanë ofruar 500 bursa për nxënësit e këtyre komuniteteve në shkollat e mesme. Më pas kryeministri potencoi se janë ndarë fonde për 100 bursa edhe për studentët e këtyre komuniteteve në fakultet.
“Në vitin 2022, ne kemi trefishuar numrin e pjesëtarëve të këtyre komuniteteve që janë trajnuar në Qendrat tona të Aftësimit Profesional, dhe 35 biznese fillestare nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian kanë marrë grante nga Ministria për Komunitete dhe Kthim. Këtë vit, edhe 35 biznese dhe fermerë nga këto komunitete kanë marrë grante. Ne kemi bashkëpunuar me policinë për ta siguruar rekrutimin më të madh të komuniteteve në raundin e fundit”, tha kryeministri drejtuar të pranishmëve, transmeton Telegrafi.
Kryeministri Kurti, tha se ndihet i lumtur për rastet kur përdoret gjuha rome në nivel qendror, ai me këtë rast veçoi se për herë të parë në gjuhën rome është përkthyer Strategjia për Romët dhe Ashkalitë, po ashtu edhe Strategjia dhe Plani për të Rinjtë, po përkthehet në gjuhën rome dhe atë turke, përfundoi kryeministri.
Në përmbyllje të fjalës së tij, kryeministri Kurti tha se që një gjuhë të mbahet gjallë me dokumente zyrtare, duhet të jetë e tillë edhe në përdorim të përditshëm, për komunikim mes fqinjëve, për ndarjen e lajmeve familjare, për çaste lumturie, për artikulimin e ëndrrave, për dashurinë./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Hetimet zbulojnë inskenim në Shtime – Policia shoqëron dy persona në lidhje me rastin e rrëmbimit të dyshuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/Policia-e-kosoves-1-768x432-1-696x392-1-380x233.jpg)
Hetimet zbulojnë inskenim në Shtime – Policia shoqëron dy persona në lidhje me rastin e rrëmbimit të dyshuar
![Deputetët dorëzojnë interpelancë për punën e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor në Maqedoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/Kuvend_16_12-780x470-1-380x233.png)
Deputetët dorëzojnë interpelancë për punën e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor në Maqedoni
![Zgjedhjet e 9 shkurtit – Policia, Prokuroria, KQZ, KFOR, OSBE e EULEX mbajnë takim të përbashkët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/policia-2-380x233.jpg)
Zgjedhjet e 9 shkurtit – Policia, Prokuroria, KQZ, KFOR, OSBE e EULEX mbajnë takim të përbashkët
![Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/IMG_7773-e1738941768732-780x439.jpeg)
Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës
![Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-termal-780x439.jpg)
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
![E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Paraburgim-780x439.jpg)
E goditi me sëpatë në kokë dhe disa herë në trup, paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj
![Mbretëria e Bashkuar emëron diplomaten Karen Pierce të dërguar speciale për Ballkanin Perëndimor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/karen-pierce-780x439.jpg)
Mbretëria e Bashkuar emëron diplomaten Karen Pierce të dërguar speciale për Ballkanin Perëndimor
![Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Vjosa-Osmani9-780x439.jpg)
Presidentja Osmani në SHBA: Me administratën e presidentit Trump synojmë thellimin e bashkëpunimit, përfshirë mbrojtjen dhe investimet strategjike
![Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Verifikoni-qendren-e-votimit-780x439.png)
Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër