Avokati serb Çedomir Stojkoviq është shprehur se vendi i tij është kapur nga Rusia, e cila e përdor për interesat e veta politike.
Komentet Stojkoviq i bëri përmes një lidhjeje në Euronews Albania, ku tha se mjafton vetëm një shkëndijë për t’u ndezur zjarri në Ballkan dhe sipas tij, Rusia mund ta bëjë këtë përmes Serbisë.
Ai shtoi nga ana tjetër, edhe Serbia me mbështetjen e Rusisë, po kërkon të ndikojë në Malin e Zi, ku po përpiqen të krijojnë sa më shumë haps ira politike.
“Askush nuk e njihte influencën ruse më parë në Serbi, por tani liderët botërorë po thonë atë që kam thënë unë shumë vite më parë. Shqetësimet janë shumë të vërteta, pasi Rusia ka depërtuar në Kishën Serbe, e ka pushtuar atë, ka depërtuar në partitë politike, si te ato në pushtet, ashtu edhe te ato në opozitë. Ka kryer akte korrupsioni të mëdha në Serbi.
Monumentet më të rëndësishme të Serbisë, po bëhen me anë të Rusisë, e cila fut njerëzit e saj në çdo sektor. Ajo kontrollon mendjet dhe zemrat e njerëzve. Është shumë e thjeshtë për të kontrolluar mediat dhe institucionet, nëse kontrollon mendjet e njerëzve. Mjafton një shkëndijë për t’u ndezur zjarri në Ballkan. Po të marrim shembullin e Lindjes së Mesme, u deshën disa idiotë që të bënin pak rrëmujë që të niste konflikti.
Lufta në shkallë të gjerë në Lindjen e Mesme… Rusia do të jetë shumë e lumtur të bëjë të njëjtat gjëra që po bën Amerika në Lindjen e Mesme, duke dërguar luftë-anije. Unë e di se nëse Rusia ka ndërmend të kryejë diçka të rëndësishme, asaj nuk i interesojnë jetët e njeriut. Serbia po bën në Malin e Zi atë që Rusia po bën në Serbi. Vuçiç dhe partnerët e tij duan të kenë hapësira politike atje. Por edhe në këtë rast Serbia ka mbështetjen e fuqishme të Federatës Ruse”, u shpreh Stojkoviq. /EuronewsAlbania/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Të paktën dhjetë të vdekur – detaje dhe pamje nga të shtënat në një lokal në Queretaro të Meksikës
Publikohen rezultatet e exit poll-eve në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A