Rrjetet kriminale të Ballkanit Perëndimor duket se kanë përshtatur një model të ri biznesi që fokusohet kryesisht në kultivimin e kanabisit në mjedise të mbyllura në Bashkimin Evropian.
Kështu thuhet në një raport të publikuar nga Qendra Europiane e Monitorimit për Drogën dhe Varësinë nga Droga (EMCDA) dhe Europol.
Sipas raportit “Tregu i drogës në BE, kanabisi”, bazuar në të dhënat nga disa hetime të përbashkëta ndërkombëtare rrjetet shqiptare dhe serbe, në veçanti, duket se janë të përfshirë në kultivimin e kanabisit në shkallë të gjerë në Bashkimin Evropian, veçanërisht në Spanjë.
Në raport përmenden disa raste të goditjes së rrjeteve kriminale, përshirë ato shqiptare në kultivimin e kanabisit në mjedise të mbyllura.
“Në korrik të vitit 2021, një rrjet kriminal i udhëhequr nga një klan shqiptar u çmontua në veri-lindje të Spanjës, ku menaxhonte disa plantacione të brendshme kanabis ku u arrestuan 107 persona, përfshirë shtetas shqiptarë, spanjollë, sllovakë dhe grekë, u çmontuan 51 ferma kanabisi dhe u sekuestruan 25,000 bimë kanabisi. Në përfundim të operacionit nga Europol u vlerësua se ishte vjedhur më shumë se 1.6 milionë euro energji elektrike për kultivimin e kanabisit”, thuhet në raport.
Sipas Raportit të Europol dhe Qendrës së Monitorimit për Drogën, Spanja nuk është i vetmi shtet anëtar i Bashkimit Evropain ku rrjetet e Ballkanit Perëndimor angazhohen në kultivimin e kanabisit.
“Për shembull, thuhet në raport, 60 anëtarë të një rrjeti kriminal shqiptar u arrestuan në prill 2019 për menaxhimin e të paktën një duzinë plantacionesh kanabisi në Belgjikë dhe në veri të Francës”.
Gjithashtu raporti thotë se “rrjetet belge, holandeze dhe shqiptare duket se janë aktorët kryesorë në kultivimin e kanabisit në Belgjikë”.
“Disa faktorë mendohet se kanë kontribuar në këtë, si afërsia me tregjet e konsumit, si dhe rreziqet dhe kostot që lidhen me trafikimin e kanabisit në Bashkimin Europain nga Ballkani Perëndimor”, vlerëson raporti.
“Rrjetet kriminale të Ballkanit Perëndimor duket se janë të përfshirë jo vetëm në në kultivimin e kanabisit brenda Bashkimit Europain, por edhe në trafikimin e kanabisit që kultivohet në vendet e Ballkanit perëndimor, madje disa nga këto rrjete mund të përfshihen edhe në trafikun me shumicë të kokainës në Evropë”, thotë raporti.
“Megjithëse shumica e kanabisit bimor të konsumuar në BE ka të ngjarë të jetë prodhuar në BE, rajoni i Ballkanit Perëndimor duket se mbetet një burim i rëndësishëm i kanabisit bimor të trafikuar në tregun evropian”, thuhet me tej.
Vendet e Ballkanit Perëndimor janë gjithashtu furnizues të rëndësishëm të kanabisit për vendet e tjera të rajonit dhe Turqisë.
Sipas paportit të EMCDA dhe Europol “Shqipëria konsiderohej si një burim i madh jashtë BE-së i kanabisit bimor të destinuar për tregun evropian përpara vitit 2018, por që atëherë vendet fqinje si Greqia, Italia dhe Maqedonia e Veriut raportojnë reduktime të konsiderueshme në sekuestrimin kanabis me origjinë shqiptare”.
“Megjithëse informacioni i disponueshëm sugjeron një rritje të prodhimit në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, deri më sot nuk është vërejtur ndonjë intensifikimi i trafikut ndërkufitar të kanabisit”, thuhet në raport.
Kanabisi bimor i trafikuar nga Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian duket se transportohet kryesisht nga toka.
Sipas raportit “përafërsisht 48% e kanabisit bimor të kapur në Greqi në vitin 2020 mendohej të ishte me origjinë shqiptare, një rënie në raport me shifrat e viteve të mëparshme (62% në 2018 dhe 71% në 2017)”.
Trafikimi i kanabisit bimor drejt Italisë gjithashtu duket se ka rënë në vitet e fundit, siç tregohet nga të dhënat e sekuestrimeve dhe nga numri I ksafeve skafeve që kalojnë detin Adriatik, thuhet në raport.
Megjithatë, sipas raportit, “rrugët detare vazhdojnë të përdoren, si rasti i sekuestrimit të fundit të 1 ton kanabis bimor nga një varkë me vela dhe skafe në brigjet e Vlorës, Shqipëri, në gusht të vitit 2022, që dyshohej se synohej për shitje në Itali.”
Raporti i antidrogës evropiane vlerëson se lloje të shumta të produkteve të kanabisit gjithashtu mund të trafikohen nga Ballkani Perëndimor drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Raporti përmend një rast në shkurt 2020 ku autoritetet italiane sekuestruan 450 kilogramë kanabis bimor, 75 kilogramë rrëshirë kanabisi dhe 3.5 litra vaj kanabisi në të njëjtën ngarkesë nga Shqipëria.
Në një rast tjetër të përmendur në raport , në prill 2020, forcat e rendit italian arrestuan dy shtetas italianë për kontrabandë te rreth 646 kilogramë kanabis bimor dhe 250 kilogramë rrëshirë kanabisi nga Shqipëria.
Në një numër të kufizuar rastesh, trafikimi i kanabisit nga Ballkani Perëndimor duket se është kryer nëpërmjet avionëve të vegjël dhe mjeteve ajrore pa pilot, thuhet në raport. /VoA/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Rustemi: Pretendimet e Nikollovskit janë të pavërteta dhe të pabaza, me prapavijë politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/01/ejup-rustemi-380x233.png)
Rustemi: Pretendimet e Nikollovskit janë të pavërteta dhe të pabaza, me prapavijë politike
![Miratohet kërkesa e mbrojtjes së Rexhep Selimit për t’i përjashtuar disa prova në lidhje me një dëshmitar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_9-2-750x404-1-380x233.jpg)
Miratohet kërkesa e mbrojtjes së Rexhep Selimit për t’i përjashtuar disa prova në lidhje me një dëshmitar
![“Ylli Hoxha personalisht më ka goditur në mburojë…”, thotë pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/gjykata-3-380x233.jpg)
“Ylli Hoxha personalisht më ka goditur në mburojë…”, thotë pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë
![Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën së partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Foto-3-380x233.jpg)
Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën së partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër
![Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_2-99-380x233.jpg)
Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë
![Dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në rajonin e Gjakovës, arrestohet një person](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/05/arrestim-2-380x233.jpg)
Dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës në rajonin e Gjakovës, arrestohet një person
![Dyshime për spiunazh, Musliu: Vlajiq si pjesë e BIA-s, pati lidhje edhe me organizata ndërkombëtare në veri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Agim-Musliu-interviste-foto-Ridvan-Slivova-6-380x233.jpg)
Dyshime për spiunazh, Musliu: Vlajiq si pjesë e BIA-s, pati lidhje edhe me organizata ndërkombëtare në veri
![Deputetët e Listës serbe largohen nga seanca, Selmanaj: Kjo sallë do të mbahet mend për vazhdimin e mandateve të tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/selmanaj-380x233.jpg)
Deputetët e Listës serbe largohen nga seanca, Selmanaj: Kjo sallë do të mbahet mend për vazhdimin e mandateve të tyre
![IHMK paralajmëron reshje shiu me intensitet të lartë e shkarkime rrufesh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Rrufete-Vetetimat-ne-Prishtine-foto-Ridvan-Slivova-3-380x233.jpg)
IHMK paralajmëron reshje shiu me intensitet të lartë e shkarkime rrufesh
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-26-230938-380x233.png)
Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari
![Pse nuk u takua me Vuçiqin dhe a kanë vdekur marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit? - krejt çka tha Kurti pas takimit në Bruksel](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/kurti-ne-bruksel-380x233.jpg)
Pse nuk u takua me Vuçiqin dhe a kanë vdekur marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit? - krejt çka tha Kurti pas takimit në Bruksel
![Grusht shteti në Bolivi? Ushtarët sulmojnë pallatin presidencial, presidenti kërkon që të respektohet demokracia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot_1-38-380x233.png)
Grusht shteti në Bolivi? Ushtarët sulmojnë pallatin presidencial, presidenti kërkon që të respektohet demokracia
![Mburrej me të pasmet e saj 27-milionëdollarëshe: Besohet se trupi i saj nuk ka asnjë të metë, megjithatë realiteti është ndryshe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/i-don-t-get-why-jlo-feels-the-ne-380x233.png)
Mburrej me të pasmet e saj 27-milionëdollarëshe: Besohet se trupi i saj nuk ka asnjë të metë, megjithatë realiteti është ndryshe
![Hungaria priti tri ditë për tu eliminuar nga Euro 2024, Kroacia e treta më e dobët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Screenshot-2024-06-26-233751-380x233.png)
Hungaria priti tri ditë për tu eliminuar nga Euro 2024, Kroacia e treta më e dobët
![Tifozët belgë filluan ta shanin, De Bruyne u hakmerret menjëherë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/kevin-de-bruyne-380x233.png)
Tifozët belgë filluan ta shanin, De Bruyne u hakmerret menjëherë