LAJMI I FUNDIT:

Llukarevska: Tatim solidar nuk kanë paguar edhe 19 kompani

Llukarevska: Tatim solidar nuk kanë paguar edhe 19 kompani

Edhe 19 kompani nga gjithsej 156 akoma nuk e kanë paguar tatimin solidar. Shtatëmbëdhjetë prej tyre nuk kanë fare kurrfarë pagese, ndërsa dy të tjerat kanë bërë pagesa të pjesërishme, informoi sot drejtoresha e Drejtorisë për të ardhura publike, Sanja Llukarevska.

Duhet të grumbullohen, siç tha Llukarevska në intervistë prë “Zërin e Amerikës”, edhe 643,7 milionë denarë.

Në komentin se në agjendën e Gjykatës kushtetuese është Ligji për tatim solidar dhe se disa biznese dukshëm presin epilogun para se t’i shlyejnë obligimet e veta tatimore sipas këtij ligji, Llukarevska theksoi se DAP-i i kontaktoi 19 obliguesit tatimorë në mënyrë që të gjendet zgjidhje adekuate se si ata t’i shlyejnë obligimet e veta.


“Detyrues ka pasur dhe do të ketë dhe kjo është pjesë e obligimit tonë ligjor se duhet t’i publikojmë me qëllim që t’i njoftojmë e3dhe opinionin edhe qytetarët. Tatimi solidar, meqenëse ka nismë në Gjykatën kushtetuese, do të shohim se si do të përfundojë i tërë ai proces. Nga njëra anë shohim se ai proces për tatimin solidar me odat, me palët e prekura e zhvilluam në mënyrë mjaft transparente dhe proaktive dhe përmendëm se tatimi solidar në të vërtetë është edhe i njëfishtë, Nga ana tjetër, shohim se njëkohësisht edhe kompanitë po përpiqen sa më shpejtë t’i shlyejnë këto obligime të veta”, tha Llukarevska në intervistë.

Ajo informoi se detyrues më i madh është tregtia me energji elektrike në shumë prej 294,6 milionë denarë dhe pret që pagesa do të përfundojë në afatin e paraparë.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
Kalo në kategori