LAJMI I FUNDIT:

Lewis Hamilton po vjen në Fortnite

Lewis Hamilton po vjen në Fortnite

Video-loja “Fortnite” po bëhet më e pasur me një tjetër yll të madh dhe ai është shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Lewis Hamilton.

Bëhet fjalë për koleksionin “Icon Series”, ku më parë ishin shfaqur edhe basketbollistët LeBron James, futbollisti Neymar Jr. dhe këngëtarja Ariana Grande.


Fortnite tani i bashkohet edhe Hamilton, i cili shfaqet në dy versione në video-lojë që përputhen me stilin e guximshëm dhe aventuresk.

Shoferi britanik është shfaqur në dy versione me rrobat karakteristike, ndërsa nuk gjenden askund shenjat e Mercedesit.

Krahas personazhit të Hamiltonit është edhe qeni i tij Roscoe, i cili është jashtëzakonisht i njohur në Instagram, ku ka gati një milion fansa. /Telegrafi/