LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Nuk do të ketë zbrazje të Kosovës as pas 1 janarit

Kurti: Nuk do të ketë zbrazje të Kosovës as pas 1 janarit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u është përgjigjur kritikave të opozitës për zbrazje të Kosovës.

Kurti ka thënë se nuk ka zbrazje po ka emigrim. Kryeministri shtoi se as pas 1 janarit kur edhe qytetarët do të lëvizin pa viza nuk do të ketë zbrazje.


“Unë nuk mendoj që po zbrazet Kosova, ka emigrim por nuk ka zbrazje të Kosovës dhe nuk do të ketë as pas 1 janarit. Ju e dini se ata që do të shkojnë tash pa viza në zonën Shengen duhet të kthehen”, tha Kurti.

Kryeministri më tej shtoi se si zotim kryesor si qeveri e kanë pasur punësimin dhe drejtësinë.

“Për më pak se 3 vjet ka më shumë se 16% rritje të punësimit. Sa i përket drejtësisë është e vërtetë që aty kemi edhe më tutje pengesa ndonëse sundimi i ligjit e sidomos luftimi i krimit e korrupsionit është vërtetuar edhe nga organizata prestigjioze që Kosova qëndron më së miri në Ballkanin Perëndimor”, tha Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rrëfimi i 29-vjeçarit shqiptar i cili harxhoi 30 mijë euro për të shkuar në Britani, punoi në shtëpi kanabisi por s’e paguan

Rrëfimi i 29-vjeçarit shqiptar i cili harxhoi 30 mijë euro për të shkuar në Britani, punoi në shtëpi kanabisi por s’e paguan

Lajme
Paralajmëron Serwer: Rikthimi i Donald Trump dhe bashkëpunimi i tij me serbofilin Richard Grenell çojnë Ballkanin në luftë

Paralajmëron Serwer: Rikthimi i Donald Trump dhe bashkëpunimi i tij me serbofilin Richard Grenell çojnë Ballkanin në luftë

Lajme
Qeveria për takimin në Bruksel: Serbia refuzoi planin e sekuencimit dhe e sabotoi diskutimin për të zhdukurit

Qeveria për takimin në Bruksel: Serbia refuzoi planin e sekuencimit dhe e sabotoi diskutimin për të zhdukurit

Lajme
Vrasja e policit në Zllatar, dëshmitari thotë se i akuzuari pas ngjarjes kritike kishte filluar të bërtiste e ta godiste veten

Vrasja e policit në Zllatar, dëshmitari thotë se i akuzuari pas ngjarjes kritike kishte filluar të bërtiste e ta godiste veten

Drejtësi
“Ishim dhe do të jemi me Kosovën”, Ambasada amerikane feston 248-vjetorin e Pavarësisë së ShBA-së

“Ishim dhe do të jemi me Kosovën”, Ambasada amerikane feston 248-vjetorin e Pavarësisë së ShBA-së

Lajme
Destabilizohet moti në Kosovë, pamje nga disa qytete

Destabilizohet moti në Kosovë, pamje nga disa qytete

Lajme
Kalo në kategori