Vlera investimeve në letra me vlerë dhe depozita ka arritur në 1.14 miliard euro, thuhet në raportin e bilancit të gjendjes së Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) për muajin tetor 2023.
Sipas raportit, depozitat e Qeverisë së Republikës së Kosovës deri në këtë periudhë janë rritur për 33 milionë euro.
“Asetet e BQK-së në muajin tetor 2023 arritën vlerën prej 1.84 miliard euro. Ndërsa, depozitat e Qeverisë së Kosovës janë rritur për 33 milionë euro dhe Fondi i Sigurimit të Depozitave për 2 milionë euro”, ka theksuar BQK-ja.
Për sa i përket depozitave të BQK-së, deri në këtë muaj ato ishin 1.46 miliard euro.
“Vlera e këtyre investimeve në depozita dhe letrat me vlerë jashtë vendi më 31 tetor 2023 ishte 1.14 miliard euro. Depozitat në BQK deri në këtë muaj ishin 1.46 miliard euro, prej të cilëve 672.2 milionë euro janë nga Qeveria e Kosovës, 524 milionë euro nga bankat komerciale dhe 163.9 milionë euro nga Agjencia Kosovare e Privatizimit”, thuhet tutje në raport.
Ndërsa, Asetet Rezervë të BQK-së shënuan vlerën e 1.36 miliard eurove.
“Asetet Rezervë në fund të muajit tetor 2023 shënuan vlerën e 1.36 miliard eurove e që janë për 15 milionë euro më të ulëta se në muajin paraprak. Kësaj rënie i ka kontribuar zvogëlimi i depozitave me jashtë për 3.1 milionë euro dhe investimet në letra me vlerë për 11.3 milion euro”, përfundon raporti i BQK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidenti i Grupit BALFIN, Samir Mane: Menaxherët shqiptarë ndër më të mirët kudo në botë
Kompania kosovare që ofron udhëtime në drejtim të këtyre top destinacioneve!
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
E len kerrin e vogël, e merr kerrin e madh “00” dhe i’a mësyn rrugëve të gjata - Auto Mita
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend