Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditën e së martës në fshatin Dragobil të Malishevës.
Si pasojë pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy kamionë dhe një veturë.
Ai ka shtuar se rasti po vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.
“Rreth orës 17:35 është raportuar aksident trafiku në fshatin Dragobil-Malishevë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy kamionë dhe një automjet udhëtarësh. Për pasojë, përveç dëmeve materiale, pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Elezaj. Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251