Arkeologët kanë hasur në një gjetje shumë të çuditshme në një varr të lashtë në Egjipt – një dhëmb në legenin e një gruaje të re që vdiq disa mijëra vjet më parë.
Në fillim, mbikëqyrësi i zonës, arkeologia Melinda King Wetzel, mendoi se ishte një fetus nga koha e faraonëve egjiptianë, por më vonë doli të ishte një zbulim edhe më i rrallë.
Domethënë, duket se është zbuluar dëshmia më e vjetër e një teratome të pjekur ovarian ose tumor të qelizave germinale. Masa e gjetur duket si një masë e kalcifikuar e indit të çorganizuar dhe të formuar plotësisht, si kockat dhe dhëmbët. Ka përmasa afërsisht 3×2 centimetra dhe daton nga mesi i shekullit të XIV para Krishtit.
Wetzel dhe kolegët e saj kanë punuar prej vitesh në zonën arkeologjike në brigjet lindore të Nilit, si pjesë e Projektit Amarna. Ata po përpiqen të zbulojnë varrezat e njerëzve “normal” (të klasës së atëhershme të ulët apo të mesme) që u varrosën pranë ish-kryeqytetit të faraonit Akhnaton, i themeluar në vitin 1345 para Krishtit.
Tumor me dhëmbë
Skeleti i një gruaje të re me një tumor ovarian u gjet në një varr me shumë dhoma në Varrezat e Shkretëtirës së Veriut në Amarna. Vajza ishte nga 18 deri në 21 vjeç në momentin e vdekjes. Ajo u varros me duart e vendosura mbi legen dhe e mbështjellë në një mënyrë të zakonshme për varrezat e tjera lokale të Amarnës.
Nga ana tjetër, në trupin e saj kishte më shumë bizhuteri sesa në trupat e tjerë të varrosur aty pranë. Një tjetër shtesë e pazakontë u gjet brenda kockës së saj të legenit – një tumor me dhëmbë. Teratomat janë lloje të rralla të tumoreve të qelizave germinale që zakonisht janë beninje, megjithëse mund të shkaktojnë simptoma të tilla si dhimbje barku ose infertilitet.
Kjo është një gjetje shumë e rrallë në fushën e arkeologjisë. Në fakt, ky është vetëm rasti i pestë i këtij lloji dhe i vetmi nga Egjipti. Tumori është disa shekuj më i vjetër se teratomat e tjerë të lashtë të zbuluar më parë nga arkeologët në Spanjë, Francë, Peru dhe Portugali, shkruan sciencealert.
Një unazë e veçantë
Kur Wetzel pa dhëmbin, ajo mendoi se nuk kishte asgjë me të. Por, pas një ekzaminimi më të detajuar, në masën e kalcifikuar u zbulua një tjetër brazdë bosh. Gjatë gërmimit të mëtejshëm, një dhëmb i dytë u gjet pranë majës së kockës së këmbës, ende brenda zgavrës së legenit. Ai përshtatet në mënyrë të përkryer në vrimën e zbrazët dhe arkeologët besojnë se ishte gjithashtu pjesë e tumorit, me faktin se u nda gjatë dekompozimit të trupit.
Vajza kishte një unazë floriri në dorën e majtë që ishte afër tumorit. Në unazë ishte një paraqitje e Bes-it, një hyjni e lashtë egjiptiane e lidhur me pjellorinë dhe mbrojtjen. Arkeologët besojnë se vajza mund ta ketë mbajtur atë unazë të veçantë për një arsye, për ta “ndihmuar” me dhimbje apo infertilitet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën
Ushtria izraelite vazhdon me sulme në Liban – momenti kur goditet një ndërtesë në Bejrut
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Ursula von der Leyen ndihmoi një pasagjer që u sëmurë në aeroplan
Pas tërheqjes së Gaetzit, Trump emëron një grua për Prokurore të Përgjithshme
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje