LAJMI I FUNDIT:

Guild nënshkruan me Bad News Eagles, tani ekipi nga Kosova ka dhe emër të ri

Guild nënshkruan me Bad News Eagles, tani ekipi nga Kosova ka dhe emër të ri

Pothuajse dy vjet pasi filluan kërkimet e tyre, Bad News Eagles kanë gjetur një organizatë. Njoftimi shënon fillimin e një epoke të re për Guild pasi organizata ka nënshkruar me ekipin shqiptar që tani e tutje do të luajnë nën emrin Guild Eagles.

Organizata me bazë në Mbretërinë e Bashkuar ka hyrë më parë në Counter-Strike me nënshkrimin e një ekipi të femrave në mars dhe tani zgjeron praninë e saj duke nënshkruar ekipin e tyre të parë të meshkujve përpara PGL Copenhagen Major.


Ekipi i përbërë nga Flatron “⁠juanflatroo⁠” Halimi, Rigon “⁠rigoN⁠” Gashi, Genc “⁠gxx-⁠” Kolgeci, Sener ” SENER1⁠” Mahmuti dhe Dionis “⁠sinnopsyy” Budeci ka qenë pa mbështetje që nga fillimi i tyre gati dy vjet më parë.

Përkundër kësaj, formacioni kosovar mori pjesë në tre turne Major dhe arriti në fazën e Legends në të gjitha për t’u bërë një histori e lavdëruar shumë e famshme.

“Me publikimin e CS2, ne kuptuam se nuk kishte kohë më të mirë për ne për të rritur praninë tonë në Counter-Strike. Trajektorja e listës së Bad News Eagles ka qenë frymëzuese dhe mishëron qëndrimin që vlerësojmë këtu në Guild Esports – ne mezi presim t’i mbështesim ata në udhëtimin e tyre në CS2”, ka thënë drejtoresha e Guild Esports, Jasmine Skee.

Stafi si trajnerëve Jonatan “⁠Devilwalk⁠” Lundberg dhe Kevin “⁠kRYSTAL⁠” Amend kanë bërë gjithashtu kalimin në organizatën e re, dhe suedezi ishte plot lavdërime për vizionin e GUILD.

“Ne kemi pasur oferta nga organizata të shumta gjatë kohës që ishim një ekip i panënshkruar, por në fund zbuluam se Guild ishin më të afërt me atë që duam të arrijmë në CS2. Me atë që kemi parë tashmë nga takimi me stafin dhe duke parë ambientet, nuk kemi dyshim se këtu jemi për të arritur nivelin tjetër”, ka thënë suedezi.

Debutimi i tyre me organizatën e re do të vijë të enjten në CCT East Europe Series 4, ku ata do të përballen me Space në raundin e 16-të.

Vlen të theksohet se organizata me bazë në Londër, Guild, është bashkëpronar edhe legjenda e futbollit, David Beckham. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani e bën prioritet transferimin e lojtarit që ka dështuar keq te Manchester United

Milani e bën prioritet transferimin e lojtarit që ka dështuar keq te Manchester United

Serie A
Një grusht brutal dhe ai nuk mund të ngitej në këmbë, ish-portieri i Chelseat pëson humbje të rëndë në MMA

Një grusht brutal dhe ai nuk mund të ngitej në këmbë, ish-portieri i Chelseat pëson humbje të rëndë në MMA

Sportet Luftarake
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Barcelona e sakrifikon yllin e skuadrës për të nënshkruar me Nico Williamsin

Barcelona e sakrifikon yllin e skuadrës për të nënshkruar me Nico Williamsin

La Liga
Qindra mijëra tifozë po krijojnë atmosferë të zjarrtë, Real Madridi po feston titullin e 36-të në histori të klubit

Qindra mijëra tifozë po krijojnë atmosferë të zjarrtë, Real Madridi po feston titullin e 36-të në histori të klubit

La Liga
Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

La Liga
Kalo në kategori