LAJMI I FUNDIT:

Gjykata e Gjirokastrës vendos burg pa afat për shoferin e autobusit që ngacmoi seksualisht nxënësen

Gjykata e Gjirokastrës vendos burg pa afat për shoferin e autobusit që ngacmoi seksualisht nxënësen

Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në “burg pa afat” Nikolin J. nga fshati Katundishtë, i bashkisë Këlcyrë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht shtetasen e mitur 14-vjeçare K.C.

Vendimi është dhënë në seancën për masën e sigurisë të zhvilluar këtë të martë. Të premten e kaluar nxënësja 14 vjeçare denoncoi rastin në fjalë në policinë e Permetit.


Sipas saj shoferi i furgonit që transporton nxënësit nga fshati Katundisht në drejtim të qytetit, e ngacmonte përmes formave të ndryshme 14 vjeçaren madje dhe fizikisht.

Në vazhdim të procedurave ligjore policia e Përmetit ndaluar shoferin e furgonit për veprën penale ” Ngacmimi seksual”. /Telegrafi/