Ushtria izraelite ka pretenduar se ka gjetur një depo armësh të Hamasit dhe shenja të pengjeve izraelite në bodrumin e një spitali në Gaza.
Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), Daniel Hagari tha se zbulimi u bë në Spitalin e Fëmijëve Rantisi vetëm një ditë pasi pacientët e tij të fundit u evakuuan, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Sky News thotë se megjithatë nuk i ka verifikuar këto pretendime.
Spitalet kanë qenë në qendër të luftës në ditët e fundit me Hamasin që akuzon Izraelin për sulme ndaj vendeve me pacientë të cenueshëm. Grupi militant ka mohuar përdorimin e spitaleve si bazë për operacionet e tij.
Siç vë në pah Sky News, objektit të Rantisit i mbaroi karburanti javën e kaluar dhe Izraeli kishte urdhëruar njerëzit të largoheshin ndërsa po vazhdonte me operacionin e tij tokësor.
Duke folur me gazetarët nga Tel Avivi, Admiral Hagari tha se një “qendër komandimi dhe kontrolli i Hamasit, jelekët e bombave vetëvrasëse, granata, pushkë sulmi AK-47, pajisje shpërthyese, RPG dhe armë të tjera” u gjetën në bodrum.
“Ne gjetëm gjithashtu shenja që tregojnë se Hamasi mbante pengje këtu”, ka theksuar ai.
Ai vuri në dukje fotografitë e asaj që ai e përshkroi si një listë të anëtarëve të Hamasit të akuzuar për mbajtjen e pengjeve në spitalin Rantisi, duke thënë se ata u gjetën brenda. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën
Çfarë po ndodh me trupat e Koresë së Veriut që luftojnë kundër Ukrainës në vijën e frontit?
Ukrainasit me dronë të rinj, kanë një distancë prej 2000 kilometrash dhe mbajnë bomba deri në 250 kilogramë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos