LAJMI I FUNDIT:

​Faton Bislimi, kundër-kandidat i Lumir Abdixhikut për kryetar të LDK-së

​Faton Bislimi, kundër-kandidat i Lumir Abdixhikut për kryetar të LDK-së

Faton Bislimi do të jetë kandidat për pozitën e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në kuvendin e dhjetë që do të mbahet më 19 nëntor.

Vetë Bislimi ka bërë të ditur se beson fuqishëm në LDK-në e vlerave themeltare dhe idealeve kombëtare të trasuara nga Presidenti Rugova.

“Sot, kam njoftuar Kryesinë e LDK-së në Prishtinë, përmes një shkrese zyrtare, se në bazë të Nenit 8.1, Nenit 16.2 dhe Nenit 25, të Statutit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kam vendosur që në Kuvendin e Dhjetë të LDK-së që do mbahet më 19 nëntor 2023, do të paraqes para delegatëve kandidaturën time për Kryetar të LDK-së”.

“Unë besoj fuqishëm në LDK-në e vlerave themeltare dhe idealeve kombëtare të trasuara nga Presidenti Rugova”, tha ai.

Ky vendim, thotë Bislimi vjen “jo vetëm si vazhdimësi e angazhimit të tij për vendin dhe gatishmërisë për t’i shërbyer familjes së madhe të LDK-së së vërtetë, por edhe si përgjigje ndaj krejt atyre që kanë filluar të humbin shpresën për një LDK që kishin dashur e kanë aspiruar, si dhe atyre që asnjëherë nuk rreshtin së përkrahuri vizionin e përpjekjen time për LDK-në”, u shpreh ai.

“Siç e pata theksuar edhe në letrën time të dorëheqjes nga Kryesia e LDK-së më 24 maj 2023 (e cila nga eksponentë të caktuar u mundua të paraqitej rrejshëm si dorëheqje e imja nga LDK-ja), unë kam vazhduar të kem vizion të palëkundur për një LDK që i qëndron besnike vlerave rugoviste, për një LDK që shpërfaqë e praktikon djathtizmit autentik kombëtar si dhe një LDK që e sheh secilin aktivist e aktiviste, të mëparshëm apo të tanishëm, si hisedarë e jo si shërbëtorë të partisë. Si atëherë, ashtu edhe tani, unë zgjedh LDK-në e idealeve dhe pragmatizmit politik, jo atë të interesave personale e grupore; LDK-në e atyre që sakrifikuan e nuk u lodhën asnjëherë së punuari për liri, demokraci e pavarësi; LDK-në e vlerësimit dinjitoz të figurave themeltare e të të rënëve të saj; LDK-në e miqësisë permanente me SHBA-të; dhe mbi të gjitha, LDK-në e aktivistëve e kontributdhënësëve, jo atë të titullarëve! Për këtë LDK, ofroj gjithëçka nga vetja ime”.

Dorëheqja e nga Kryesia e LDK-së, thotë Bislimi ishte akt moral dhe paralajmërim i drejtpërdrejtë që rruga që kishte zgjedhur LDK-ja nën këtë udhëheqësi ishte e papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat themeltare dhe idealet kombëtare për të cilat do duhej të qëndronte LDK! Tani që po i afrohemi Kuvendit të Dhjetë Zgjedhor, po afrohet edhe momenti i mundësisë së rikthimit të LDK-së tek këto vlera e ideale!

“Në një kohë kaq kruciale për shtetin tonë, LDK-ja ka rol esencial dhe historik, ashtu siç kishte në të kaluarën kur ishte bërë kurriz i ruajtjes së qenies kombëtare shqiptare në Kosovë, si dhe themel i procesit të shtet ndërtimit, lirisë e pavarësisë. Sukseset më të mëdha e më meritore të LDK-së janë shënuar kur ajo është udhëhequr nga dashuria vetëmohuese për shtetin”.

Sipas tij, janë të panumërt njerëzit e mirë të LDK-së që ndjehen të pa përfaqësuar nga LDK e anatemuar jo vetëm ideologjikisht por edhe praktikisht.

“Ka një armatë të tërë aktivistësh e kontributdhënësish – që nga kohët më të vështira – që janë të pakënaqur me drejtimin e LDK-së e tanishme. Ka shumë figura emblematike që asnjëherë nuk iu dha as respekti dinjitoz e i merituar.

“Unë besoj në vlerat e përbashkëta që duhet të ofrojë LDK-ja. Besoj dhe angazhohem për secilin që e sheh LDK-në si strumbullar të zhvillimeve pozitive për shtetin dhe kombin. Besoj në vendin meritor dhe vlerësimin adekuat që duhet dhënë për secilin që nuk kurseu asgjë nga vetja për të mirën e vendit përmes LDK-së. LDK-ja e vërtetë është ndërtuar e mbajtur nga puna vullnetare e aktivistëve të saj, nga kontributdhënësit e përkrahësit pa asnjë kusht, nga ai mësuesi e ajo mjekja që punonin pa kompenzim, nga ai ushtari i lirisë që luftën e bënte për shtet e jo për pushtet, nga ata mërgimtarët tanë që ndanin jo vetëm kafshatën e gojës por edhe gjithçka tjetër që u kërkohej, vetëm e vetëm për ta mbajtur në këmbë idenë e shtetit të lirë e të pavarur të Kosovës. E kjo ide ishte frymëzimi i krejt Kosovës. Kjo ide e lirisë e pavarësisë, anipse fillimisht dukej e pamundur, u bë realitet, u arritë nën lidershipin e Presidentit Rugova dhe njerëzve më intelektualë e të urtë të kohës, disa prej të cilëve, fatkeqësisht, u likuiduan mizorisht nga dorë e zezë antikombëtare edhe pas agut të lirisë”, shprehet ai.

Sipas Bislimit, LDK nuk rritet e ringritet duke anashkaluar, përjashtuar, e përbuzur, por duke përbashkuar, respektuar, e mirënjohur secilin që ndanë besimin për të.

“Derisa të panjohurat e së nesërmes na sjellin dilemat e tanishme, e kaluara na jep mësimet. Të frigohemi nga shpërfaqja e bindjeve tona të përzemërta është të mohojmë vetën. Të ruajmë të mbyllura në vete qoftë kontradiktat apo edhe dashamirësitë është devijuese ndaj progresit njerëzor e po ashtu edhe politik. Në dallime e kundërshti nuk duhet ligështuar; përkundrazi, duhet frymëzuar.

Të definohemi nga ajo që na përbashkon është shumë më frutdhënëse sesa nga ajo që na dallon. Unitet në dallime – është vlera më e rëndësishme e busullës së orientimit tim politik. Andaj, 19 nëntori është shansi, ndoshta edhe i fundit, për ruajtjen e LDK-së se vlerave themeltare dhe idealeve kombëtare. Për secilen e secilin që përnjëmend ka besuar e beson në këto vlera e ideale, zgjedhja do jetë e lehtë atë ditë. Vetëm një LDK e tillë do të mund të sfidojë në mënyrë triumfaliste narrativen e atyre që përmes popullzimit të skajshëm e pseudonacionalizmit kapën majat e pushtetit. E ky është shërbimi më i madh që do i bënim vendit, shtetit dhe gjeneratave të ardhshme”.

“Bashkë, ia dalim. Po, mundemi! Mundemi sepse askush e asgjë nuk është më e fuqishme se bindja e besimi”, tha Bislimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
Vdes 34-vjeçari në Gjakovë, qëlloi vetën me armë zjarri

Vdes 34-vjeçari në Gjakovë, qëlloi vetën me armë zjarri

Kronika e Zezë
Ambasadori italian në Serbi thotë se formimi i Asociacionit është kusht për pranimin e Kosovës në KiE

Ambasadori italian në Serbi thotë se formimi i Asociacionit është kusht për pranimin e Kosovës në KiE

Lajme
Kurti në Stamboll takoi afaristë shqiptarë që veprojnë në Turqi

Kurti në Stamboll takoi afaristë shqiptarë që veprojnë në Turqi

Lajme
BIK njofton se 215 besimtarë myslimanë janë nisur sot drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin

BIK njofton se 215 besimtarë myslimanë janë nisur sot drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin

Lajme
Mbi 33 kg ari të sekuestruar, publikohen pamjet nga aksioni në argjendaritë e Gjilanit

Mbi 33 kg ari të sekuestruar, publikohen pamjet nga aksioni në argjendaritë e Gjilanit

Lajme
Kalo në kategori