LAJMI I FUNDIT:

Kurti në takim me Kovaçevskin kërkon avancimin e raporteve me Maqedoninë për sektorin e energjisë

Kurti në takim me Kovaçevskin kërkon avancimin e raporteve me Maqedoninë për sektorin e energjisë

Në margjina të Forumit Ekonomik të Vjenës, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, gjatë këtij takimi, rëndësi të veçantë iu kushtua raporteve të mira ndërshtetërore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, derisa u fol për përkushtimin e dy vendeve në synimin e përbashkët për integrim në Bashkimin Evropian, si dhe sfidat përgjatë këtij rrugëtimi.


Kovaçevski në takim me Kurtin: Çelësi i progresit të Ballkanit Perëndimor është zgjidhja paqësore e çështjeve të hapura rajonale
Lexo po ashtu Kovaçevski në takim me Kurtin: Çelësi i progresit të Ballkanit Perëndimor është zgjidhja paqësore e çështjeve të hapura rajonale

“Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit si në planin bilateral ashtu edhe atë rajonal në fusha me interes të ndërsjellë, me qëllim avancimin e mëtejmë të fqinjësisë së mirë, dhe në shërbim të qytetarëve të të dyja vendeve. Në këtë kontekst u diskutua edhe për sektorin e energjisë, potencialin që dy vendet kanë edhe strategjitë tyre mbi këtë sektor”.

U bisedua edhe për zhvillimet e fundit në kuadër të procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe takimin e 21 tetorit me liderët evropianë, me ç’rast kryeministri Kurti e njoftoi homologun e tij mbi qëndrimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës se nënshkrimi i marrëveshjeve do të nënkuptonte pranim, e për rrjedhojë edhe garanci për zbatim të plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit Zbatues./Telegrafi/