LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, Sindikata e pavarur e punonjësve në shëndetësi paralajmëron protesta

Maqedoni, Sindikata e pavarur e punonjësve në shëndetësi paralajmëron protesta
Foto: Ilustrim

Punëtorët në shëndetësi paralajmëruan protesta gjatë periudhës në vijim. Ata kërkojnë paga më të larta, andaj protestat pritet të ndidhimë më 17 dhe 24 nëntor si dhe më 2 dhjetor.

Ata kërkojnë rritje të pagave për 30%, kurse shtesat për infektime të rriten nga 1 në 4%, marrëveshje të re kolektive, stazh me benefite.

Nga Sindikata e Pavarur e Punonjësve të Shëndetësisë prezantuan tri propozime se si të mbushen buxhetet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Fondit për Shëndetësi.


“Taksimi prej 40% të pagave të larta të funksionarëve, për shkak se në këto kushte janë shumë të larta. Institucionet shëndetësore për shkak se janë organizata joprofitabile, të lirohen nga rryma dhe uji industrial, të paguajmë si qytetarë të thjeshtë. Mbështesim Ministrin e Shëndetësisë, Fatmir Mexhitin, që të hiqen Drejtorët e dyfishtë të Qendrës Klinike dhe Këshillat Drejtuese”, thotë Bobi Bojçevski nga Sindikata e Pavarur e Punonjësve Shëndetësor.

Ndryshe, nga Ministria e Shëndetësisë, kohë më parë, kishin njoftuar se këtë vit tashmë dy herë janë rritur pagat e punonjësve shëndetësor si dhe pagesa e regresit. Sipas tyre, buxheti nuk lejon rritje të mëtutjeshme dhe se për këtë i kanë njoftuar organizatat sindikale./

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë

Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë

Kronika e Zezë
Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Lajme
Kurti kërkon nga Perëndimi t’i ndërpriten ndihmat Serbisë dhe kthimin e zonës së sigurisë kufitare

Kurti kërkon nga Perëndimi t’i ndërpriten ndihmat Serbisë dhe kthimin e zonës së sigurisë kufitare

Lajme
​Hoti: S'ka hapësirë bashkëpunimi me LVV-në, nëse nuk fitojmë do të qëndrojmë në opozitë

​Hoti: S'ka hapësirë bashkëpunimi me LVV-në, nëse nuk fitojmë do të qëndrojmë në opozitë

Lajme
Kurti tha se liberalizimi i vizave nuk e ka rritur migrimin, reagon Haradinaj

Kurti tha se liberalizimi i vizave nuk e ka rritur migrimin, reagon Haradinaj

Lajme
IHMK publikon të dhënat mbi sasinë e reshjeve të fundit të shiut, njofton se cikloni

IHMK publikon të dhënat mbi sasinë e reshjeve të fundit të shiut, njofton se cikloni "Kasandra" është në dobësim

Lajme
Kalo në kategori