LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Qeveria Kurti e rehabilitoi Nexhat Krasniqin

Lekaj: Qeveria Kurti e rehabilitoi Nexhat Krasniqin

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj ka thënë se Nexhat Krasniqi, shef i Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës, që SHBA-ja e ka futur në listë të zezë, sa ishte AAK-ja në Qeveri e kishte larguar nga detyra.

Ai ka shtuar se Lëvizja Vetëvendosje, kur ka qenë në pushtet AAK-ja, Nexhat Krasniqin e ka quajtur ‘baba i tenderëve’.

“Në kohën tonë, Qeverinë Haradinaj dhe unë si ministër i Infrastrukturës, e kemi pas larguar nga detyra. Tash LVV kur është në pushtet, harruan dhe atë që e kanë thënë po e përbijnë dhe po vazhdojnë t`i bëjnë gjithë ato gjëra që nuk janë të pranueshme as për qytetarët por as për neve si ish qeveritarë dhe më në fund e rehabilituan Nexhat Krasniqin”, tha Lekaj, në emisionin “Kallxo Përnime”.


Sipas tij, Qeveria ka heshtur pas publikimit të listës së zezë nga SHBA-ja që Krasniqi është aty.

SHBA i vendos sanksione Nexhat Krasniqit, ish-drejtorit të Departamentit të Prokurorimit në Ministrinë e Tregtisë
Lexo po ashtu SHBA i vendos sanksione Nexhat Krasniqit, ish-drejtorit të Departamentit të Prokurorimit në Ministrinë e Tregtisë

“Përpos asaj që kemi informacione nga mediat se Krasniqi është pezulluar nga puna, nuk kemi ndonjë reagim tjetër nga Qeveria. Pse po heshtin? – Sepse kanë gabuar me rehabilitimin e tij (Nexhat Krasniqit) dhe po gabojnë çdo ditë me veprimet dhe vendimet që po i ndërmarrin çdo ditë. Ajo që duhet ta themi është që kjo Qeveri ka ardhur ta luftojë korrupsionin, por janë larg atyre premtimeve që i kanë dhënë para qytetarëve dhe i kanë mashtruar, pas marrjes së pushtetit kanë heshtur”, ka thënë Lekaj.

Ndryshe më datën 3 të këtij muaji, Nexhat Krasniqi, shef i Prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës, është futur në listën e të sanksionuarve të Departamentit Amerikan të Shtetit, duke iu ndaluar hyrja atij dhe dy fëmijëve të tij.

Nexhat Krasniqi me vendim të Departamentit Amerikan të Shtetit është sanksionuar si i “papërshtatshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të madh”- ndërlidhur me rastin e Parkut Industrial në Drenas.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep

Lajme
Kalo në kategori