LAJMI I FUNDIT:

Merr formë ishulli më i ri në botë, është në arkipelagun japonez dhe u formua nga një shpërthim vullkanik nënujor

Merr formë ishulli më i ri në botë, është në arkipelagun japonez dhe u formua nga një shpërthim vullkanik nënujor

Ishulli më i ri në botë është “ngritur nga deti” në brigjet e ishullit japonez të Iwo Jima në Oqeanin Paqësor.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) tha për CNN se ishulli pa emër u formua nga një shpërthim vullkanik nënujor, përcjell Telegrafi.

Dhe “ngritja e ishullit” nga oqeani u dokumentua në imazhet e marra nga Forca Vetëmbrojtëse Detare e vendit më 1 nëntor.


JMA ka regjistruar aktivitet vullkanik në zonë që nga viti i kaluar, por Instituti i Kërkimeve të Tërmeteve i Universitetit të Tokios konfirmoi se “shpërthimi i ishullit” ndodhi më 30 tetor.

Setsuya Nakada, një profesor i vullkanologjisë në Universitetin e Tokios, i tha Japan Times këtë javë se magma ishte ndërtuar nën ujë për disa kohë përpara se të “thyente” më në fund sipërfaqen.

Ishulli ndodhet rreth 1200 kilometra (750 milje) në jug të Japonisë kontinentale dhe një kilometër nga Iwo Jima, ishulli që pa disa nga betejat më të ashpra të Luftës së Dytë Botërore në Paqësor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Trump u vendos tarifa, por Kanadaja dhe Meksika i kundërpërgjigjën

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Botë
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Kalo në kategori