LAJMI I FUNDIT:

Procedohen dy oficer të policisë në Tiranë sepse nuk hetuan dhunën ndaj 3-vjeçares në kopsht

Procedohen dy oficer të policisë në Tiranë sepse nuk hetuan dhunën ndaj 3-vjeçares në kopsht

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka proceduar penalisht në prokurori dy nënkomisarë të komisariatit numër 1 në Tiranë, në lidhje me dhunimin e 3-vjeçares në kopshtin privat në Tiranë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, policia ka zbuluar se punonjësit e Policisë nuk kanë kryer veprime të plota hetimore për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kanë kryer keqtrajtimin e të miturës në ambientet e kopshtit privat.


Sakaq me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit janë pezulluar nga detyra dhe ka nisur hetim administrativ nga Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe për 3 oficerë në polici.

Ndërsa gjatë marrjes në pyetje kanë deklaruar se kanë neglizhuar rastin.

Nisur nga kjo, AMP ka ngritur dyshimet se punonjësit e policisë nuk kanë verifikuar dokumentacionet sipas ligjit për kopshtin, pasi sipas Ministrisë së Arsimit rezultoi se ishte i palicensuar.

Por nga ana tjetër nuk përjashtohet as mundësia e marrjes së ryshfetit.

Edukatorja Majlinda Dehima po hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”. Instituti i Mjekësisë Ligjore njofton se më datë 8 Nëntor ka kryer aktin e ekspertimit të fëmijës dhe më pas rezultatet i janë dërguar Prokurorisë së Tiranës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Lajme
Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Politikë
Kalo në kategori