LAJMI I FUNDIT:

ATK: Raporti i Progresit ka vlerësuar lartë luftimin e evazionit fiskal dhe rritjen e të hyrave

ATK: Raporti i Progresit ka vlerësuar lartë luftimin e evazionit fiskal dhe rritjen e të hyrave

Raporti i Progresit, i cili u publikua të mërkurën nga Komisioni Evropian ka nxjerrë përsëri Administratën Tatimore të Kosovës në pozicionin jashtëzakonisht progresiv, duke vlerësuar lartë arritjet e bëra në fushat, të cilat kanë reflektuar në sistemin tatimor.

Kështu vlerëson Administrata Tatimore e Kosovës.

“Në kapitullin 16, në pjesën e tatimeve thuhet se Kosova ka një nivel të përgatitjes në fushën e tatimeve. Ajo ka arritur progres në zbatimin e inspektimeve tatimore të bazuara në rrezik në disa sektorë me rrezik të lartë dhe në digjitalizimin e shërbimeve. Rritja e masave për përmbushjen dhe formalizimin kanë çuar në rritjen e të ardhurave tatimore”, thekson ATK.


“Vlerësim i jashtëzakonshëm në këtë raport i jepet rritjes dhe tejkalimit të mbledhjes së të hyrave, ku theksohet se ‘Progres i mirë është bërë gjatë periudhës raportuese në lidhje me mbledhjen e tatimeve, (mbledhjen e detyrueshme dhe përmbushjen).

Gjatë periudhës qershor 2022 dhe prill 2023, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka mbledhur të hyra prej 728.7 milionë euro, 16.7% më të larta se e njëjta periudhë e një viti më parë”, thuhet në komunikatën.

Përveç të hyrave vend të rëndësishëm në vlerësim ka zënë edhe pjesa e luftimit dhe parandalimit të ekonomisë jo-formale, në të cilin specifikohet se gjatë periudhës raportuese ATK ka rritur aktivitetet për të luftuar ekonominë joformale, duke rritur numrin e vizitave përmbushëse, kontrolleve dhe hetimeve të rasteve të dyshuara për evazion fiskal.

Raporti vlerëson se këto aktivitete rezultuan me të ardhura shtesë prej 181.5 milionë euro për periudhën qershor 2022 – maj 2023, 17% më të larta se e njëjta periudhë e një viti më parë”.

Tutje, në Raportin e Progresit theksohet Administrata Tatimore ka bërë progres në lidhje me cilësinë e shërbimit, veçanërisht në përdorimin e shërbimeve elektronike. Kjo pasqyrohet edhe në Instrumentin për Vlerësimin Diagnostik të Administratës Tatimore 2022 (vlerësimi TADAT). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori