Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, është takuar me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.
Ambasadori Szunyog ia ka dorëzuar zëvendëskryeministrit Bislimi, Raportin për Vendin 2023 për Kosovën nga Komisioni Evropian.
Bislimi ka thënë se raporti konstaton se Qeveria ka vazhduar me reforma për anëtarësim drejtë Bashkimit Evropian
“Raporti adreson për herë të parë vendimin final të Bashkimit Evropian që qytetarëve të Kosovës të iu mundësohet lëvizja pa viza nga 1 janari i vitit 2013”.
Ai thotë se raporti përgëzon Kosovën për politikën e saj të jashtme për luftën në Ukrainë dhe sanksionet e vendosura ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë.
Bislimi thotë se raporti konstaton se Kosova ka progres në fushën e doganave, tatimeve, politikave sociale arsimit e kulturës dhe energjisë.
“Sektorin financiar e kemi të qëndrueshëm përkundrejt krizave të njëpasnjëshme. Kemi ulje të ndjeshme të papunësisë nga 19% në 11.8%”, ka shtuar Bislimi.
Zëvendëskryeministri i parë ka shprehur edhe një pakënaqësi që në raportin e Progresit nuk janë të përfshira disa arritje që sipas tij janë mjaft të rëndësishme.
“Sipas analizës sonë, janë disa arritje në segmentin e kritereve politike, përkatësisht në fushën e demokracisë, drejtësisë dhe sundimit të ligjit, luftimit të korrupsionit dhe administratës publike që është dashur të vlerësohen dhe theksohen më shumë në këtë raport, meqë janë të arritura shumë të rëndësishme në një shoqëri demokratike dhe për më tepër janë rekomanduar në raportin e vitit të kaluar”.
“Disa nga këto të arritura janë: Ligji për zgjedhje të përgjithshme, Ligji për financimi e partive politike, rregullorja e re e Kuvendit, Ligji për Qeverinë e Kosovës, Ligji për pagat në sektorin publik, Ligji për zyrtarët publik, Ligji për Prokurorin e Shtetit, Gjykata Komerciale, rritja e numrit të Gjyqtarëve, Ligji për parandalimin e dhunës në familje”, ka deklaruar tutje Bislimi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025