LAJMI I FUNDIT:

Rimac Nevera me rekord të ri botëror, lëvizë mbrapa me shpejtësi prej 275 kilometra në orë

Rimac Nevera me rekord të ri botëror, lëvizë mbrapa me shpejtësi prej 275 kilometra në orë

Vetura elektrike Rimac Nevera ka vënë një rekord të ri botëror, sa i përket shpejtësisë kur është fjala për vozitje në mbrapa, duke arritur shpejtësinë prej 275 kilometra në orë.

Rekordi është arritur në Gjermani në qendrën Papenburg, që ka dy pista nga katër kilometra dhe që prodhuesit gjermanë siç janë Mercedes-Benz dhe Volkswagen, shpesh i përdorin për testimin e veturave në shpejtësi të mëdha, transmeton Telegrafi.


Nga kompania Rimac kanë bërë të ditur se ky lokacion është zgjedhur sepse në të Nevera kishte thyer mbi 20 rekorde brenda një dite, e sipas Matija Reniq kryeinxhinieri i Nevera, qëllimi kësaj radhe ishte “të kalojë në një territor të pa eksploruar”.

Ky rekord është regjistruar në librin e rekordeve botërore Guiness.

“Gjatë zhvillimit menduan se Nevera me gjasë do të jetë vetura më e shpejtë në botë duke lëvizur mbrapa, edhe pse aerodinamika, ftohësi dhe stabiliteti nuk janë projektuar për vozitje mbrapa me shpejtësi të madhe”, shtoi Reniq.

Nevera që ka 1.877 kuaj-fuqi u prodhua në vitin 2021 si vetura elektrike serike më e shpejta në botë. /Telegrafi/