LAJMI I FUNDIT:

Vogëlushja u sulmua para shtëpisë dhe më pas u shfaq nëna: Kafsha do ta mbajë mend përgjithmonë këtë “mësim”

Vogëlushja u sulmua para shtëpisë dhe më pas u shfaq nëna: Kafsha do ta mbajë mend përgjithmonë këtë “mësim”

Një video e regjistruar në qytetin Ashford (Connecticut) po qarkullon në rrjete. Shohim vajzën pesëvjeçare, Riley duke bërtitur, ndërsa kafsha i “varej” në këmbë.

Ajo përpiqet furishëm të largojë kafshën, por më kot. Më pas në kornizë shfaqet nëna e saj, Logan Kelsey McNamara dhe gjithçka është regjistruar nga një kamera sigurie.

Gruaja ka reaguar shpejt dhe ka kapur rakunin për qafe, në mënyrë që fëmija të çlirohet dhe të vrapojë në shtëpi.


Nëna u përpoq ta hidhte kafshën nga shtëpia, por nuk ia doli. Pastaj ajo iu drejtua dikujt dhe pati sukses në përpjekjen e dytë.

Më vonë, ajo tha se vajza e saj kërkoi të publikonte videon në internet, në mënyrë që t’u tregonte të gjithëve “çfarë bëri rakun”, sipas USA Today. /Telegrafi/

@lawyerinvestor #Raccoon attacks girl on porch. That mother was not playing. #MamaBear ♬ original sound – LawyerInvestor