LAJMI I FUNDIT:

MALLËNGJIM

MALLËNGJIM

Poezi nga: Ricardo Miró
Përktheu: Maksim Rakipaj

Sot si dje, njësoj … Ama nesër, ndoshta
do të kujtosh ç’ke kaluar me dhëmbje,
kur si të mpirë ta kesh zemrën tënde
dhe me thinja të jetë mbuluar koka.

Mendon nën dritare mund të më kesh,
si ndonjë rapsod që ke ëndërruar,
a si një Romeo i dashuruar
të këndojë si lauresha në mëngjez …


Po të shkon rinia; dhe imja po shkon,
dhe ndërsa dita ngadalë kalon
rri dhe mendoj se të kam shumë larg;

njëherësh na lëndon i njëjti ankth,
kur çdo pasdite shkon duke u mpakur
më të zymtë na le dhe më të plakur.