LAJMI I FUNDIT:

Pesë gola dhe dy kartonë të kuq: Chelsea fiton derbin dramatik ndaj Tottenhamit

Pesë gola dhe dy kartonë të kuq: Chelsea fiton derbin dramatik ndaj Tottenhamit

Chelsea ka fituar me shumë mund ndaj Tottenhamit që kishte nëntë lojtarë në fushë për një pjesë bukur të madhe të derbit, që u zhvillua në kuadër të javës së 11-të në Ligën Premier.

Blutë triumfuan 4-1 në udhëtim te kundërshtari lokal, duke fituar tri pikë të mëdha ndaj skuadrës që ishte deri më tani lider i ligës.

Spurs kaluan në epërsi pas vetëm gjashtë minutash lojë me golin e Dejan Kulusevskit.


Më pas, Chelsea pati dy gola të anuluara për lojë me dorë nga Raheem Sterling në minutën e 21-të dhe Mosises Caicedo që lëshoi një goditje perfekte pas shtatë minutash, por Nicolas Jackson ishte në pozicion jashtë loje dhe interferoi në pamjen e portierit.

Por, Blutë nuk u dorëzuan dhe ia dolën të fitonin një penallti, që u shkaktua nga Cristian Romero në minutën e 33-të, ndërsa u ndëshkua me karton të kuq.

Cole Palmer u tregua i saktë nga penalltia në minutën e 35-të për t’i barazuar shifrat në 1-1.

https://twitter.com/thing_chelsea/status/1721635030110261252

Pjesa e dytë ishte edhe më e zjarrtë, ndërsa Tottenhami mbeti me nëntë lojtarë në fushë.

Destiny Udogie pranoi kartonine  dytë të verdhë në minutën e 55-të për një ndërhyrje në Raheem Sterling.

Chelsea më pas shkoi me të gjitha forcat në sulm, ndërsa përmbysi shifrat në minutën e 75-të.

https://twitter.com/centregoals/status/1721644915552051602

Ishte Sterling, ai që asistoi te Jackson, që realizoi për 2-1 me lehtësi.

Vetëm katër minuta kaluan nga epërsia e Chelseat dhe Tottenhami shënoi me anë të Eric Dier, por që goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Lojtarët e Mauricio Pochettinos edhe të tretin në minutën e 90+4-të, kur Conor Gallagher asistoi te Jackson, që shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për ekipin e tij.

https://twitter.com/centregoals/status/1721649902915113348

Jackson nuk u ndal me kaq dhe kompletoi het-trikun e tij në minutën e 90+8-të, që është i pari për të në Ligën Premier dhe për rezultatin final 4-1.

Pas javës së 11-të, Tottenhami është zhvendosur në vendin e dytë me 26 pikë, një më pak se lideri Manchester City, ndërsa Chelsea gjendet në atë të dhjetë me 15 sosh.

Në xhiron e 12-të, Blutë do të përballen me Manchester Cityn. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Barcelonës mund të kalojë tek Man United në shkëmbim me Rashford

Ylli i Barcelonës mund të kalojë tek Man United në shkëmbim me Rashford

Ndërkombëtare
Historia rrëqethëse me djaloshin e verbër që ‘fshihet’ pas nënshkrimit me Ballkanin

Historia rrëqethëse me djaloshin e verbër që ‘fshihet’ pas nënshkrimit me Ballkanin

Superliga
Guardiola konfirmon se ylli i Man Cityt ka kërkuar largimin nga klubi

Guardiola konfirmon se ylli i Man Cityt ka kërkuar largimin nga klubi

Premier League
Lamine Yamal zbulon planin e tij rezervë nëse do largohej nga futbolli

Lamine Yamal zbulon planin e tij rezervë nëse do largohej nga futbolli

La Liga
Liverpooli ia cakton çmimin Harvey Elliott dhe tifozët nuk po iu besojnë syve

Liverpooli ia cakton çmimin Harvey Elliott dhe tifozët nuk po iu besojnë syve

Premier League
Një nga penalltitë më të çuditshme të sezonit: Loja e çuditshme me dorë e Yann Songo'o, huqja e Nkunku dhe gabimi i gjyqtarit

Një nga penalltitë më të çuditshme të sezonit: Loja e çuditshme me dorë e Yann Songo'o, huqja e Nkunku dhe gabimi i gjyqtarit

Premier League
Kalo në kategori